Secondary Adv

BMW ka prezantuar makinen autonome futuristike

Share on Google+

Bmw prezantoi pak ditë më parë makinën e saj autonome me një dizajn dhe teknologji inovative, në një shfaqje unike duke fluturuar në një avion ngarkesash. 

 

Kompania prezantoi modelin e saj të makinës autonome në një event të zhvilluar në një avion ngarkesash, ku mes të ftuarish të shumtë u bë edhe zbulimi i modelit më të ri të makinsë nga BMW. Kompania prodhuese e makinave arriti të sjellë në një formë mjaft të veçantë prezantimin e modelit të ri, duke synuar gjithashtu që ta dallojë atë nga modelet e tjera ekzistuese të makinave autonome, të prodhuara nga kompani të tjera. 

 

Pjesa e jashtme e makinës kishte një pamje mjaft elegante por edhe të këndshme, tipare të cilat ia jepte ngjyra e veçantë rozë gold si dhe një detaj në pjesën e përparme të sensorëve të mbuluar nga një zgarë metalike, e cila vinte në pah dhe fshihte sensorët dhe teknologjinë e makinës. Për shkak se është një mjet pa lëndë djegëse, nuk ka sistem ftohjeje dhe mbrapa nuk kanë tuba shkarkues, të cilët janë gjithnjë të pranishëm në makinat me lendë djegëse. Modeli i prodhuar nga BMW është një makinë elektrike dhe autonome. Në pamje të parë makina ishte e ngjashme me të gjitha makinat e tjera, aq më tepër me modelet e makinave elektrike të prodhuesve të tjerë, por sigurisht që diçka e dallon këtë model. 

 

BMW është munduar të sjellë një model që dallon nga makinat elektrike autonome ekzistuese, dhe mund të themi se ia ka arritur. Nëse makinat e tjera autonome janë të mbuluara nga ekranë dhe panele drejtuese, kjo makinë nuk kishte asgjë të tillë. Një stil minimalist karakterizonte këtë makinë, duke sjellë një teknologji të fshehtë që shfaqet atëherë kur duhet. Pra më qartë, panelet drejtuese apo ekranet nuk ishin të dukshëm në makinë, por shfaqeshin në momentin që drejtuesit i nevojiteshin. Për këtë arsye timoni drejtues duket i tërhequr, së bashku me pedalet, duke lënë të duket një pamje e sheshtë dhe mjaft elegante e dyshemesë së makinës. Ekrani i vetëm i dukshëm është në pjesën e përparme të ndenjëses së shoferit. 

Ideja e "hapësirës së preferuar" që fshihej pas dizajnit të brendshëm kujtonte idetë e modelit të automjetit autonom të Volvo, por e sjellë në një mënyrë më të mirë. Volvo krijoi një hapësirë ​​ku shoferët mund të bënin kafe ose të flinin në makinë. Por  modeli i quajtur iNext i BMW-së ofronte një hapësirë të gjerë me katër ndenjëse. Ai ende kishte një timon, një vend të shoferit, ndenjësen e pasagjerit dhe ato të pasme. Disa elementë dalloheshin, si materiali "inteligjent" në pjesën e pasme dhe në qëndrën e kontrollit që shërbente për të kontrolluar muzikën, thjesht nevojitej të preknit me gisht këtë material. Kjo makinë pak a shumë të ofronte atë ndjesinë e një hapësire ndenjeje njëjtë si në shtëpi por me disa kufizime. Makina gjithashtu nuk ka pasqyra anësore, por në vend të tyre është i pajisur me kamera të vogla që janë ndërtuar në cepat e makinës. 

 

Për ta bërë atë akoma më luksoze por edhe të një tekonologjie të lartë, makina kishte një qëndër të kontrollit të zërit që lidhej me asistentin virtual të BMW si dhe ofronte njohje të fytyrës nga kamerat e brendshme në makinë. Kishte edhe një rreze interaktive të dritës të projektuar nga pjesa e pasme në një libër që ju lejon të prekni dhe të luani video në faqet e tij. Ose thjesht mund të jetë një dritë leximi. BMW thotë se makina do të jetë një automjet gjysmë-autonom i nivelit 3; që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje të lëvizë plotësisht pa ndërhyrje njerëzore në të gjitha kushtet (kjo do të ishte autonomia e Nivelit 4 dhe 5). BMW planifikon të fillojë prodhimin e iNext në vitin 2021 me 33 sensorë, LIDAR me bazë chip-i dhe një bateri. 


Më të lexuarat