Secondary Adv

Kina po krijon nje sistem te ri inteligjent gjurmimi dhe analizimi

Share on Google+

Kina po krijon një sistem i cili do të bëjë vlerësimin social të 1.4 miliardë qytetarëve, duke i renditur ata sipas sjelljes së tyre.    

 

Sistemi i cili bën të mundur një renditje dhe vlerësim të çdo qytetari në Kinë, bazuar në sjelljen e tyre, mendohet se do të jetë gati për tu vënë në zbatim rreth vitit 2020. Kompletimi i shërbimit të komunitetit dhe blerja e produkteve kineze mendohet të përmirësojë gjendjen tuaj shoqërore, duke vlerësuar shumë lartë me pikë personin. Ata që vlerësohen si 'qytetarë të lartë' marrin trajtim VIP në aeroporte, huadhënie të skontuara, më shumë privilegje dhe të drejta në rezervime të hoteleve apo vendeve të parkimit si dhe ndjekja e shkollave dhe universiteteve më elitare në vend. 

 

Mashtrimi, evazioni fiskal dhe pirja e duhanit në zonat ku nuk lejohet, mund të shkaktojnë rënie të renditjes suaj, si dhe blerja e artikujve në supermarkete që qeveria nuk i miraton, siç janë alkooli apo video games. Ata me një rezultat të ulët social janë të ndaluar nga punët më të mira, nuk kanë të drejtë për të pasur internet me shpejtësi të lartë dhe madje privohen nga dërgimi i fëmijëve të tyre në shkollat ​​e larta. Kina po planifikon të përdorë një rrjet prej 600 milionë kamera vëzhgimi me inteligjencë artificiale rreth qyteteve kryesore të saj për të bërë të mundur sistemin. Programi tashmë ka përfunduar me sukses testet e para të realizuara në provincat anembanë Kinës dhe është mbështetur nga njohja e fytyrës, skanimi i trupit dhe teknologjia që gjurmon vendodhjen. 

 

Kjo ndjekje në kohë reale është e kombinuar me të dhënat që zotëron vetë qeveria për individët, duke përfshirë historitë e tyre mjekësore, arsimore dhe financiare. Realizimi dhe ideja e projektit është bërë e mundur nga rrjeti mbikëqyrës gjithnjë në rritje i Kinës, i cili aktualisht ka 200 milionë kamera me sistem të inteligjencës artificiale. Kina shpreson të trefishojë këtë numër përpara fillimit të sistemit të rezultateve. Xu Li, CEO i Sensetime, një prej kompanive më të suksesshme të inteligjencës në Kinë, tha:"Ajo mund të njohë më shumë se 4.000 automjete."Mund të themi nëse është një i rritur, një fëmijë, mashkull apo femër". Kina filloi një version pilot të skemës në vitin 2010 në një krahinë në veri të Shangait. 

 

Ky sistem pilot ofron stimuj për ata me një rezultat të lartë të kreditit social, si aksesi i përparësisë në strehimin publik, vizat e udhëtimit dhe promovimet e vendeve të punës. Liu Hu, një gazetar në Kinë, i tha CBS News se kur u përpoq të rezervonte një fluturim, atij iu tha se ai ishte ndaluar të fluturonte sepse ai ishte në një listë të njerëzve të pasigurtë. Sipas një eksperti të teknologjisë sistemi i ri i vlerësimit në të vërtetë punon në mënyrë të fshehtë dhe mund të abuzohet me lehtësi nga qeveria. Z. Dewoskin tha: "Qeveria dhe njerëzit që drejtojnë planin do të donin që ajo të shkonte sa më thellë që të ishte e mundur për të përcaktuar se si t'i shpërndanin përfitimet dhe gjithashtu si të ndikojnë dhe të formësojnë sjelljen e tyre".  


Më të lexuarat