
Zgjidhje inovative nga Penetron, betoni veteriparues qe zgjat 60 vjet me shume
Rënia e madhe e shitjes së betonit në botën e ndërtimit është e pashmangshme, e shkaktuar kjo si pasojë e ekspozimit ndaj ujit dhe kimikateve. Por kompania Penetron falë teknologjisë së saj mund të zgjasë jetën e këtij materiali popullor deri në 60 vjet, duke futur në të spore bakteriale deri tek të çarat më të thella ku ka depërtuar uji.
Teknologjia e Penetron ka ardhur edhe në vendin tonë falë distributorit të saj zyrtar, kompanisë Izolide shpk. Zgjidhjet inovative të Penetron rrisin qëndrueshmërinë, forcën, performancën e përgjithshme dhe jetëgjatësinë e betonit në ndërtim. Kapilarët cimetozë të produkteve të izolimit nga Penetron kombinohen më çimenton e cilësisë së lartë, kuarcin, rërën dhe përbërësit aktiv për të siguruar sistemin më efektiv, duke reduktuar në mënyrë të përhershme pÃâââ¬ârshkueshmërisë e ujit në beton.
Betoni në thelb është shumë i fortë, një sfungjer poroz që gjatë kalimit të kohës plasarit, duke e bërë më të lehtë dëpërtimin e ujit përmes të carave. Uji mund të shkaktojë një gamë të gjerë problemesh që mund të dëmtojnë strukturat e betonit dhe çelikut. Kjo mund të ndikojë në mënyrë dramatike mbi forcën, qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e betonit në një ndërtesë, si dhe mund të vërë jetën tonë në rrezik.
Produktet Penetron janë formuluar posaçërisht për të prodhuar kristale që shërbejnë si katalizator në zvogëlimin e të carave në struktura të ndryshme betoni. Penetron mund të aplikohet në beton ose të shtohet si një përzierje në sisteme ose të bëhet pjesë integrale e betonit. Aplikohet në të dyja anët e një strukture dhe i reziston presionit ekstrem hidrostatik nga çdo drejtim duke parandaluar hyrjen e kimikateve agresive, ujërat nëntokësore ose klorurettë cilat degradojnë çelikun.
Penetron kursen kohë, punë si dhe mund të fillojë menjëherë rimbushjen duke eliminuar kohën e pritjes dhe gërmimet shtesë.
Ja si punon Penetron!
1. Kimikatet e Penetron depërtojnë në të çara, mikro të çara dhe në kapilarët e betonit nëpërmjet osmozës, lëvizjes brownian-e dhe nëpërmjet reagimeve të grimcave të thata.
2. Përbërësit aktiv reagojë me mineralet e betonit duke formuar kristale të pazgjidhshme, të cilat mbushin të çarat dhe poret deri në një gjerësi prej 400 mikronë. Kjo rritje e kristaltë bëhet thellë brenda strukturës së betonit, deri në 1 metër nga pika e aplikimit.
3. Molekulat e ujit (dhe një gamë e gjerë e kimikateve) tani nuk mund të kalojë më nëpër beton. Megjithatë, ajëri ende mund të kalojë, duke lejuar strukturat e betonit që të ajrosen. Kjo shmang presionin e avullit.
4. Në mungesë të lagështisë, komponentët e Penetron qëndrojnë në “gjumë”. Nëse lagështia përsëritet, procesi rifillon automatikisht riparimet thellë në beton.
Qëndrueshmëria e produkteve Penetron
Për të përcaktuar efektin e Penetron në qëndrueshmërinë e betonit, një projekt i plotë hulumtimi u ekzekutua në laboratorët kryesorë të kompansië për një periudhë 2-vjeçare. Testimi përfshiu forcën në shtypje, tkurrjen gjatë tharjes, pÃâââ¬ârshkueshmerinë, rezistencën e sulfatit, rezistencën ndaj difuzionit të klorit, rezistencës ndaj ngrije-shkrijes gjatë ciklit, aftësinë vetë-shëruese, ekzaminimet mikroskopike të formimit të kristaleve dhe më e rëndësishmja , një vlerësim për jetëgjatësinë e betonit nëse trajtohet me produktet e Penetronit.
Nëse gjatë ndërtimit të një strukture me bazë betoni ju aplikoni produktet e Penetron mund t’i rrisni jetëgjatësinë betonit 60 vjet më shumë se një strukturë e zakonshme. Rezultatet e këtij testimi janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.
Produktet e Penetron
Penetron zhvillon dhe prodhon produkte me cilësi të lartë për një gamë të gjerë aplikacionesh hidroizolimi. Të gjitha prodhimet i nënshtrohen testimeve rigoroze në laboratorë dhe në terren.
Sistemi i plotë Penetron përfshin produktet e mëposhtme:
• Hidroizolues me kristale (Produktet e Penetron përmbajnë kimikate të shumta aktivizimi që i ofrojnë betonit hidroizolim dhe mbrojtjen më efektive në dispozicion për cdo kohë.
• Waterstops (Waterstops bymehen dhe janë një metodë e përshtatshme për të trajtuar struktura të tëra betoni të palëvizsshme, kundër depërtimit të ujit edhe nën presionin e lartë hidrostatik.
• Solucione të lëngshme (Janë të dizajnuara për të mbrojtur në mënyrë të përhershme, ruajtur dhe forcuar betonin. Përdoren për pllaka betoni të ekspozuara ndaj ujit, p.sh. në çati.)
Ku mund të aplikohen?
Produktet e Penetron janë zhvilluar posacërisht për të zvogëluar dhe riparuar të carat në cdo strukturë betoni. Janë ideale për përdorim në të gjitha aplikimet e betonit në:
• Rezervuarë uji të pijshëm
• Rezervuarë të përpunimit të ujrave të zeza
• Akuariume
• Tunele
• Themele
• Puset e ashensorëve
• Magazina të nëndheshme
• Instalime industriale
• Vende parkimi
• Rrugë dhe ura
• Pllaka betoni
• Mure ndarës
• Katllavane
• Betonet e çative
• Banja
• Për ç’do strukturë betoni e cila duhet të mbrohet nga uji dhe lëndët kimike.
Nëse jeni të interesuar që këto zgjidhje inovative nga sistemet e Penetron, t’i aplikoni gjatë ndërtimit apo gjatë investimeve që bëni diku, mos nguroni që t’i aplikoni sepse jo vetëm që do të jeni më të sigurtë, por do t’i rrisni edhe jetëgjatësinë strukturave të betonit. Tani kompania shqipëtare Izolide shpk j’ua ofron këto produkte inovative dhe ju këshillon si t’i përdorni ato.
Penetron është certifikuar me NSF 61 dhe është ideal sidomos për aplikimet tek uji i pijshëm.
Më të lexuarat








