
Sony risjell PlayStation One Classic ne nje version te zvogeluar
Sony ka prezantuar një version të zvogëluar të modelit klasik të PlayStation One që tashmë vjen me 20 lojërat më të preferuara të viteve 90.
PlayStation One Classic që kushton 100 dollarë është gati gjysma e madhësisë së versionit origjinal të pajisjes së video game Sony 1994, duke e bërë atë mjaft të vogël për tu mbajtur në njërën dorë. Ai është në dispozicion për tu porositur ende pa dalë në shitje për tregun e gjerë, gjë që do të ndodhë vetëm në 3 dhjetor, datë e cila konsiston saktësisht 24 vjet pas datës së lëshimit origjinal të kësaj video loje.
Sony është duke ndjekur gjurmët e prodhuesve japonezë të lojërave Nintendo, e cila ka lëshuar versionet miniaturë të dy prej kompjuterave të lojërave të saj klasike në vitet e fundit. Rilindjet nostalgjike të këtyre pajisjeve klasike janë pritur mjaft mirë nga ana e adhuruesve të këtyre lojërave nga Nintendo, ndërsa më i fundit SNES Classic Mini ka shitur 5.28 milionë njësi në mbarë botën që nga hedhja e saj në treg e bërë në shtator të vitit 2017. Ashtu si NES Classic dhe SNES Classic i Nintendo, PlayStation Classic vjen i paracaktuar me një sërë hitesh nostalgjike nga katalogu origjinal i sistemit. Sony ka njoftuar pesë deri më tani - Final Fantasy VII, Tekken 3, R4: Ridge Racer Type 4, Jumping Flash! dhe Wild Arms.
"Të gjitha lojrat e të cilat gjendet të ngarkuara në pajisje do të mund të luhen nga përdoruesit në formatin e tyre origjinal", tha kompania. Sony thotë se do të prezantojë dhe bëjë të ditura 15 lojërat e mbetura përpara hedhjes në treg të pajisjes që do të behet në fund të këtij viti. PlayStation One Classic vjen me dy komandues dhe një slot HDMI, i cili përdoret për të lidhur pajisjen e përditësuar të vitit 1994 me televizorët modernë HD. Pajisjet komanduese janë kopje të plotë të gamepadeve origjinale të PS1, jo ato më të vonshme të DualShock.
Pajisja e video game është 45 përqind më e vogël se sistemi origjinal dhe përmban kopje të butonave që bënin pjesë në sistemin origjinal. Sidoqoftë, meqenëse tastiera përdor një bazë të dhënash të softuerit të brendshëm të lojrave, përdoruesit nuk do të kenë nevojë të shkëmbejnë disqe manualisht. Në vend të kësaj, butoni i hapur në PS One Classic ndryshon disqet virtuale. PlayStation One Classic për momentin është në dispozicion për porosi në Japoni, Evropë, SHBA dhe Britani të Madhe përpara hedhjes së tij në treg më 3 dhjetor. Nintendo ka pasur sukses të madh në dy vitet e fundit duke lëshuar versionet e zvogëluara të NES dhe SNES consoles, të dyja të cilat u shiten shpejt.
Më të lexuarat








