Secondary Adv

Renault EZ-PRO autonome dhe multifunksionale

Share on Google+

Renault ka prezantuar projektin e ri të makinave autonome në formë podesh të cilat do të kenë përdorime të ndryshme sidomos në sherbimin e shpërndarjeve. 

  

Makinat elektrike EZ-PRO të kësaj kompanie janë furgona në formë podesh të automatizuara dhe të projektuar për të kapërcyer problemin e shpërndarjes në distanca të gjata në milje me të cilat ballafaqohen shitësit online dhe të tjerë. Ky furgon elektrik mund të shërbejë si një mjet i gjithanshëm edhe për konsumatorët. 

 

E veçanta e këtyre makinave apo podeve autonome është se ato mund të ndjekin njëri-tjetrin në formë zinxhiri ose mund të lëvizin të pavarur nga njëri-tjetri. Secili prej podeve ka një njeri në brendësi i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e dorëzimit të mallrave si dhe mbarëvajtjen e udhëtimit deri në destinacionet përkatëse. Renault zbuloi konceptin e saj për të ardhmen e automjeteve të lehta komerciale (LCVs) në Hannover Motor Show. Flotat e podeve autonome mund të kenë përdorim gati për gjithçka në lidhje me transportin dhe shërbimin, që nga funksioni si një makinë që shet kafe, një zyrë e lëvizshme, e deri  tek një furgon që kryen shpërndarje të mallrave dhe ushqimeve gjithashtu. 

 

Podet janë të ndara në dy zona, gjysma e tyre që është pjesa e përparme është projektuar për komoditetin e punonjësve të shërbimit të shpërndarjes që udhëtojnë në automjet, ndërsa tjetri është optimizuar për ruajtjen e mallrave dhe pakove. Disa pode shtesë lidhen direkt me podin kryesor dhe përdoren vetëm për mbajtjen e ngarkesave që transportohen. Sipas Renault, punonjësi brenda podit është gjithashtu në gjendje të sigurojë një shërbim efikas dhe të lartë të konsumatorëve, si psh dorëzimi personal i sendeve ushqimore ose edhe sendeve të brishta. 

 

Ky koncept është një zgjidhje që do të hapë mundësi të panumërta për partnerët tanë të ndryshëm, siç po tregojmë sot me DPD Group, Lomi Coffee, Piper-Heidsieck dhe Patrick Roger, është shprehur dizenjuesi i këtyre podeve autonome të shpërndarjes. Dizajni i podeve siguron një zonë të sigurt dhe të krijuar në mënyrë ergonomike për njeriun që qëndron brenda. Kjo përfshin hyrjen e lehtë në pjesën e përparme të automjetit, si dhe një sistem kontrolli të rehatshëm në rast se do të duhet ndërhyrja e punonjësit të shërbimit për drejtimin e këtij automjeti. 

 

Karakteristika të tjera të teknologjisë së lartë përfshijnë një ekran kontrolli që monitoron trafikun, një iPad inbuilt dhe priza USB. Ndriçimi i hapësirës së podit kontrollues pra të zonës së kontrollit ku rri punonjësi varet nga detektorë që dallojnë praninë ose jo të tij në makinë, dhe një ndarje xhami i lejon operatorit njerëzor të kontrollojë ngarkesën. Podet robotike gjithashtu janë në gjendje të lëvizin të lidhur në rastet kur kanë një sasi të madhe ngarkesash në një destinacion të vetëm, si dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, duke u ndarë për të ofruar shërbim në adresa të ndara. 

 

Për të ulur kostot e distancave të largëta, kompanitë e shpërndarjes po përpiqen të fusin teknologji të reja të kohës, shumica e të cilave përfshijnë inteligjencën artificiale. EZ-PRO automatikisht planifikojnë rrugët e tyre, duke llogaritur kushtet e trafikut, dritat e trafikut, hapësirat e parkimit dhe faktorë të tjerë. Podet gjithashtu mund të personalizohen sipas nevojave të firmës që i ka blerë ato. Renault ka bashkuar me një furnizues kafeje, kompani të shampanjës, prodhues të çokollatës dhe një firmë shpërndarëse për të treguar konfigurime të ndryshme për t'iu përshtatur këtyre nevojave.


Më të lexuarat