×
Secondary Adv

VineScout nje robot qe miremban vreshtat

Share on Google+

Një robot në formë roveri i pajisur me teknologjinë e realitetit virtual arrin të bëjë kontrollin dhe mirëmbajtjen e vreshtave. 

 

Ky model robotik është krijuar edhe në vitin 2015, me të njëjtat funksione por sigurisht aftësitë dhe teknologjia e këtij roboti është mjaft e përparuar. Roboti është krijuar në Portugali nga një firmë në partneritet me qëndrën e hulumtimit të Bashkimit Europian. Roboti në formë roveri përdoret nëpër vreshtat nga prodhues të verës dhe është mjaft i dobishëm duhet thënë në funksionet e tij. 

Roboti i quajtur VineScout, bën kontrollin e vreshtave të cilat mund të jenë hektarë të panumërt toke të formuar në vreshta të cilat do të shërbejnë për prodhimin e verës. Ideja e të dy robotëve si modeli paraardhës por edhe ai i sapo krijuar nga kompania me një teknologji akoma më të përmirësuar, mund të lëvizin në mënyrë autonome lart e poshtë rreshtave të një vreshti, duke kontrolluar mirëqenien dhe gatishmërinë e rrushit. Menaxhuar nga një sistem i përmirësuar i inteligjencës artificiale, VineScout përdor të dhëna nga një sistem vizual 3D stereoskopik të makinës, LiDAR dhe sensorë me ultratinguj për të ndjekur rreshtat pa i kaluar asgjë pa u vëzhguar dhe kontrolluar, dhe më pas për t'u kthyer dhe për t'u zhvendosur nga një rresht në një tjetër.  

 

Përveç kësaj, ndryshe nga VineRobot, ai mund të operojë ditë ose natë, duke mbledhur mbi 3.000 pjesë të të dhënave në orë. Ndërsa lëviz në katër rrota, VineScout përdor një sensor infra të kuqe dhe një kamera me shumë parametra për të matur përkatësisht temperaturën e gjetheve të bimëve dhe sasinë e ujit që gjendet brenda bimëve. Këto të dhëna shfaqen në formën e një hartë kulture që lejon kultivuesit të dinë nëse bimët po marrin ujë të mjaftueshëm, së bashku me nivelin aktual të tyre të pjekurisë dhe qëndrueshmërisë. 

 

Përmirësime të tjera përfshijnë një faktor më kompakt dhe më të shkathët, një mbrojtje më të mirë ndaj mjedisit të jashtëm dhe bateri litiumi të lehtë këmbyeshëm që u janë shtuar edhe panele diellore. Partnerët në projektin VineScout përfshijnë Universitetin Politeknik të Valencias, Universitetin e La Rioja (Spanjë), kompaninë franceze Wall-Ye SARL, Sundance Multiprocessor Technology Ltd të Britanisë dhe Symington Family Estates të Portugalisë.


Më të lexuarat