
10 destinacione ku mund te shijoni plazhin ne stinen e dimrit
Ditët me diell janë drejt fundit, por kjo nuk do të thotë se duhet të presim një vit për të shijuar përsëri kënaqësitë e stinës së verës.
Temperaturat nëpër botë ndryshojnë dhe stinët gjithashtu nuk janë të ngjashme dhe madje aspak të njëjta në disa vende. Disa vende kanë temperatura përherë të larta dhe mund të themi se atje ka gjithnjë verë, por ka edhe vende të tjera ku stina e verës nuk përkon n të njëjtën periudhë me ne. Prandaj nëse doni të largoheni nga ditët e ftohta të dimrit dhe të përjtoni sërisht verën dhe kënaqësitë e saj, atëherë udhëtoni drejt këtyre vendeve mahnitëse.
Bali, Indonezi
Bali është i mrekullueshëm në çdo kohë të vitit, madje ju mund të shijoni diellin edhe në periudhën më të ftohtë të dimrit, në muajt nga dhjetori në shkurt. Gjithashtu është një periudhë kur ky vend nuk është mjaft i vizitueshëm, kështu ju mund të siguroni çmime mjaft të leverdishme për disa ditë në këtë vend të mrekullueshëm.
Ishujt Canary, Spanjë
Ishujt Canary që ndodhen në Spanjë ofrojnë një dimër mjaft ekzotik duke qënë se temperaturat e saj janë mjaft të larta madje më të larta se çdo stinë vere në vendin tonë, duke ju bërë të harroni se në cilin muaj ndodheni. Këta ishuj gjithashtu ofrojnë një vijë bregdetare prej 900 milje. Gjithashtu ky vend është perfekt për shumë prej sporteve ujore duke ju bërë të ndjeheni sikur jeni ende në stinën e verës.
Cape Town, Afrika e Jugut
Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, të cilat në këtë vend janë muajt dhjetor, janar dhe shkurt, në Cape Town është gjithashtu edhe periudha kur ky vend ka gjallërinë dhe popullaritetin më të madh. Është sezoni më i thatë që do të thotë që do të keni mundësinë për të shijuar temperaturat e larta, ditët e gjata si dhe qiellin e kthjellët dhe pa re. Vizitoni Boulder Beach për për të pasur mundësinë të afroheni pranë pinguinëve, një nga vendet e pakta në botë ku një gjë e tillë është e mundur.
Aitutaki, Ishujt Cook
Fotografitë e kanë të pamundur të kapin bukurinë e vërtetë madhështore të Aitutaki, vendi me një lagunë të mrekullueshme të mbushur me ujëra kristal të qartë dhe të ngrohtë, e cila është e njohur si një nga pikat më mahnitëse për snorkeling në botë. Cook Island është një ishull i vendosur brenda lagunes me një plazh që është votuar si më i miri në të gjithë Australinë dhe Paqësorin. Dhe, ky rajon gëzon edhe temperature shumë të larta që qëndrojnë në rekorde prej 80 gradë gjatë gjithë vitit.
Marlborough Sounds, Zelanda e Re
Zelanda e Re sigurisht është në hemisferën jugore, kështu ju do të mund të përjetoni një aventurë verore gjatë stinës tonë të dimrit. Ju mund të gëzoni temperaturat më të larta në këtë vend në një periudhë të ftohtë dimri tek ne. Ju do të gjeni më shumë se 50 rezerva këtu, me një gamë të gjerë të mundësive rekreative nga noti, shëtitje me varkë dhe nga peshkim tek zhytja, si dhe ngjitje në mal. Merrini me qira një varkë dhe eksploroni rrugët ujore piktoreske të zonës ku dhe do të gjendeni shumë pranë delfinëve.
Baja California, Meksikë
Ju do të gjeni shumë diell dhe temperatura që janë zakonisht të larta në Baja gjatë dimrit. Kjo është një kohë e mrekullueshme për të shijuar ato plazhe të përsosura buzë Paqësorit, dhe Deti i Koritit, i njohur për ujërat e tij të mrekullueshme të pastra, të cilat janë ideale për notim, zhytje dhe snorkeling. Ka male për shëtitje si dhe janë të mbushura me gjelbërim të habitshëm si dhe padyshim ujëvara me pamje mahnitëse.
Ishulli Lord Howe
Ky ishull spektakolar qëndron në Detin Tasman midis Australisë dhe Zelandës së Re. Ai ofron mundësinë për të shijuar një destinacion praktikisht të paprekur nga njerëzit, me një popullsi të vogël vendase dhe vetëm 400 turistë lejohen ta vizitojnë këtë vend çdo vit. Kufiri është vendosur për të mbrojtur peizazhin natyror të ishullit, i cili është shtëpia e një lagune kristali të bukur dhe shkëmbinj nënujorë koralore.
Buenos Aires, Argjentinë
Me bulevardet e tij të gjera, evropiane, kuzhinën e pabesueshme dhe jetën e mrekullueshme të natës, Buenos Aires është një qytet ndryshe nga çdo tjetër, sidomos gjatë verës, e cila bie gjatë dimrit të Amerikës së Veriut. Në këtë sezon jeta e natës nuk ndalet derisa të lindë dielli, çdo natë të javës.Është pak a shumë argëtim i vazhdueshëm, dhe nuk është e pazakontë të futesh në një shfaqje të improvizuar tangoje në rrugë. Shijoni gjithashtu shëtitjet në zonat e këmbësorëve, të veshur me një mori baresh ku shijohet vera e mrekullueshme, kafene dhe disa prej restoranteve më të mirë në botë.
Kauai
Kauai është ndoshta më romantik nga të gjithë Ishujt Havai, vendi me më shumë ujëvara se çdo tjetër, si dhe kopshte të shkëlqyera që i dhanë atij emrin " The Garden Isle ". Edhe në muajin më të ftohtë të janarit, temperaturat janë mjaft të larta ku maksimumi i tyre qëndron në 70 gradë dhe minimumi 65 gradë. Dimri është gjithashtu koha e përsosur për zbulimin e balenave prandaj sigurohuni që të qëndroni përherë të vëmendshëm pasi ato mund të shfaqen në çdo kohë përpara jush.
Më të lexuarat








