Elon Musk ka zbuluar për herë të parë pamjet rreth planit më të fundit të tij që lidhet me ndërtimin e një baze të SpaceX në Mars.
Musk i përshkroifotot me titullin e thjeshtë ‘Baza Alfa në Mars’. Në pamjet e publikuara prej tij shfaqet raketa e madhe e cila po ndërtohetende nga kompania, e vendosur në sipërfaqen e planetit të kuq, me një bazë katrore në sfond e cila duket nga pamjet se përmban panele diellore në sipërfaqen e saj. Si një përgjigje ndaj një pyetjeje rreth bazës dhe kur mund të ndërtohet, Musk shkroi "Ndoshta 2028 do të jetë viti kur baza mund të ndërtohet".
Shefi operacional i SpaceX Gwynne Shotwellkonfirmoi qëllimet e SpaceX për të nisur raketën për herë të parë në vitin 2020, me misionet në Hënë dhe Mars të planifikuara për 2022 dhe 2024 respektivisht."Ne do të donim të vendosnim ngarkesa të mëdha në sipërfaqen e hënës deri në vitin 2022,"u shpreh ai. 'Dhe ne jemi fokusuar në dërgimin e njerëzve në Mars në vitin 2024.' Pjesa e sipërme e raketës BFR ka 40 kabina, të cilat mund të mbajnë deri në gjashtë pasagjerë secila. Mjeti kozmik i fuqishëm do të ketë kapacitetin për të ngritur rreth 150 ton në hapësirë ​​dhe përbëhet nga dy faza. Disa ditë më parë Musk zbuloi emrin e pasagjerit të parë që sipas tij do të jetë i pari turist në Mars.
Ai është Yusaku Maezawa dhe do të jetë njeriu i parë që do të fluturojë në raketën BFR SpaceX për një udhëtim përafërsisht shtatë-ditor rreth Hënës i planifikuar në fillim të vitit 2023, bashkë me 8 artistë të tjerë. Maezawa është shefi ekzekutiv i qendrës më të madhe të modës në Japoni dhe është personi i 18-të më i pasur në Japoni me një pasuri prej 3 miliard dollarësh, sipas revistës së biznesit Forbes. Ai është themeluesi i ZOZO, një kompani globale me seli në Japoni, ku njerëzit mund të blejnë veshje online.
Nuk dihet ende se kur do të bëhen të mundura të gjitha planet e kësaj kompanie, dhe sigurisht të shefit të saj Elon Musk i cili synon ti realizojë këto plane brenda afatit të përcaktuar. Ajo çfarë duhet thënë është që Space X është padyshim një prej kompanive më të sukseshme, arritjet e së cilës janë evidentuar qartë kohët e fundit. Planet duken se po përparojnë nisur edhe nga pamjet e ndara së fundmi prej tij në lidhje me bazën hapësinore të Space X në planetin e Marsit.