Apple më në fund ka njoftuar blerjen e aplikacionit të famshëm të identifikimit të këngëve, Shazam.
Aplikacioni me bazë në Mbretërinë e Bashkuar u ofron përdoruesve të tij mundësinë për të identifikuar këngë të ndryshme, vetëm duke drejtuar një smartphon të pajisur me këtë aplikacion drejt pajisjes audio ose në drejtim nga ku vijnë tingujt e këngës. Apple nuk ka ka deklaruar asgjë rreth çmimit të blerjes, pra sa i ka kushtuar kompanisë blerja, por sipas disa burimeve ka paguar rreth 400 milion dollarë.
Apple njoftoi se tashmë ka përfunduar blerjen e aplikacionit të njohur Shazam i cili përdoret nga rreth qindra miliona njerëz në mbarë botën. Apple dhe Shazam kanë një histori të gjatë sëbashku, pasi Shazam ishte një ndër aplikacionet e para të cilat ishin të disponueshme për tu shkarkuar kur u lançua App Store, dhe nga ku shumë shpejt u bë një aplikacion i preferuar në mbarë botën. ‘Duke u bashkuar të dy ekipet, ne synojmë tu përcjellim përdoruesve një mënyrë akoma më të mirë për të identufikuar, përjetuar dhe shijuar muzikën, u shpreh zëvendëspresidenti i departamentit të muzikës në Apple. Sipas tij aplikacioni i famshëm tashmë do të ofrojë ndryshimi në strukturën e tij, ku shumë shpejt të gjithë përdoruesit do të hasin një format pa reklama për të bërë të mundur një shërbim më të shpejtë dhe cilësor pa ndërprerje.
Shazam është shkarkuar nga më shumë se 1 bilion herë në të gjithë botën, dhe përdoruesit identifikojnë këngë të ndryshme duke përdorur Shazam, rreth 20 milion herë në ditë. Me risinë inovative Shazam ndihmon në identifikimin dhe ndarjen e një vidioje audio midis pajisjeve si dhe mediumeve të ndryshme si dhe lejon fansat e muzikës të ndjekin artistët e tyre të preferuar. Aplikacioni Shazam tashmë është integruar edhe measistentin dixhital të Apple, Siri. Por disa aftësi të tjera të këtij aplikacioni janë edhe identifikimi i shfaqjeve televizive të njohura. Gjithashtu nga blerja e Shazam nga Apple lind edhe pyetja nëse aplikacioni do të vazhdojë të jetë i disponueshëm edhe për versionin Android si më parë.