×
Secondary Adv

Tregjet me te bukura te krishtlindjeve per 2018

Share on Google+

 Krishtlindjet janë periudha më e bukur dhe disa qytete në Europë janë të përkryera për tu vizituar në këtë kohë.       

 

Dimri është periudha e përkryer për të vizituar disa qytete të Europës të cilat ofrojnë tregjet më të bukura të krishtlindjeve. Nëse jeni duke menduar se ku të kaloni ditët e fundit të vitit 2018 dhe se cilat destinacione do ju ofronin ju më të mirën e kësaj periudhe festash, po ju rendisim disa prej vendeve në Europë të cilat do ju lënë kujtime të paharrueshme. Bëhet fjalë për qytete të cilat nuk ndodhen shumë larg nesh dhe kanë tregjet më të bukura të krishtlindjes ku do përjetoni një periudhë festash magjike.   

 

1. Zagreb, Kroaci  

Zagrebi është votuar për të disatën herë si vendi që ka tregun e krishtlindjeve më të bukur në rang rajoni. Shkoni në zagreb dhe shijoni disa krishtlindje magjike në ditët e fundit të 2018. Punime të cilësisë së lartë, një atmosferë festive dhe miqësore, ushqime të ndryshme të zonës si dhe një shumësi koncertesh festive, ju presin në këtë vend dhe në këtë treg krishtlindjesh.   

 

 

2. Kolmar, Francë 

Kolmari kombinon të gjithë ingredientët të një destinacioni ëndrrash, relaksin, mirëqënien, gastronominë, verën, traditën si dhe arkitekturën aq të veçantë. Vizitoni këtë sezon festash një qytet ku magjia e krishtlindjeve mund të jetë një eksperiencë mjaft e pasur festive, me rreth gjashtë tregje krishtlindjesh të ndryshme.   

 

3. Vienë, Austri 

Viena është për shumë vizitorë një ndër destinacionet më të mira për të festuar krishtlindjet në Europë. I gjithë qyteti shndërrohet në një treg gjigand dhe magjik krishtlindjesh. Ky treg do të ju lërë kujtime të paharrueshme dhe është i përkryer për të dyja grupmoshat, si për të rinjtë por edhe për të moshuarit. I renditur si destinacioni më i sigurtë në Europë, Viena është destinacioni perfekt për të kaluar kohë të mrekullueshme me miqtë dhe të afërmit.    

 

4. Budapest, Hungari 

Advent Fest është tregu më i famshëm në Hungari dhe konkretisht në Budapest. Tregu zhvillhet në qëndër të qytetit dhe është i njohur për traditat festive europiane, si dhe gjithashtu përmban elementë modernë të cilat janë forma të ndryshme argëtimi për të gjithë vizitorët e këtij tregu.  

 

5. Strasburg, Francë 

Për të gjitjë ata të cilët e duan periudhën e krishtlindjeve dhe atmosfëerën që krijohet në këtë periudhë, atëherë ju themi se për vititn 2018 Strasburgu është një nga ato destinacione të përkryera për disa pushime magjike. Strasburgu është gjithashtu qyteti i cili ka marë emrin si qyteti i krishtlindjeve, i cili ju mirëpret me treg krishtlindjesh tradicional, atmosferën e tij festive të pakrahasueshme si dhe hotelet e bukura. Pushime dimërore fantastike dhe të paharrueshme në zemër të një ndër qyteteve më të bukur në Europë.       

 

6. Montbeliard, Francë 

Montbeliard renditet si një ndër tregjet më të bukur të krishtlindjeve për vititn 2018, dhe është gjithashtu tregu më i njohur i krishtlindjeve në të gjithë Francën. Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, ju do të shijoni pafund ndriçimin mahnitës të qytetit, bukurinë e tregut të krishtlindjeve, lodrat si dhe punime të tjera artistike të gjitha me motivacione krishtlindjesh. 

 

7. Aachen, Gjermani 

Aachen ofron një treg krishtlindjesh tradicional dhe ku gjithashtu ofrohen ushqime dhe pije tradicionale vendase, të gjitha këto në një atmosferë mjaft familjare. Çdo vit në periudhën e krishtlindjeve rrugët rreth katedrales dhe sheshit të qytetit transformohen në një parajsë dritash dhe ngjyrash, tinguj festivë si dhe aroma gatimesh të ndryshme që tërheqin vizitorët. 

 

8. Basel, Zvicër  

Baseli ka një traditë të rrënjosur thellë si qyteti më i madh dhe më i bukur i krishtlindjeve në Zvicër  dhe gjithashtu ia vlen të vizitohet çdo vit sidomos në këtë periudhë të vitit. Në këtë qytet një atmosfera e ngrohtë nuk krijohet vetëm nga dritat por edhe dyqanet si dhe fasadat e shumë prej ndërtesave shkëlqejnë në një ndriçim të artë. Ky vend veçanërisht rekomandohet për tregun e krishtlindjeve të shtrirë në dy pjesë kryesore të qytetit.   

  

9. Metz, Francë 

Tregu i krishtlindjeve të qytetit të Metz në Francë është klasifikuar nga vizitorë nga e gjithë bota si tregu më i mirë që mund të gjendet në Europë. Prandaj në një listim të disa prej tregjeve të krishtlindjes, ai renditet mjaft mirë si ndër më të mirët për tu vizituar në 2018. Në këtë treg mund të gjeni sende të bëra vetë si dhe mund të shijoni produktet vendase që ofrohen në të.   

 

10. Tallinn, Estoni 

Tregu i krishtlindjeve në këtë qytet të Estonisë është padyshim mjaft i veçantë. Ky vend arrin të mbushë me gëzim njerëz nga çdo grupmoshë me anë të origjinalitetit si dhe bukurisë së befasueshme. Për vite me rradhë vizitorë nga e gjithë bota kanë mbetur të mahnitur nga ky treg krishtlindjesh në Tallinn. Është me të vertetë toka e ëndrrave ku gjendet një pemë e lartë krishtlindjesh në sheshin historik të qytetit, rrethuar nga shtëpiza të vogla të cilat shkëlqejnë nga dritat dhe shesin produkte të bëra vetë.


Më të lexuarat