Alibaba prezanton robotin e vecante qe mban valixhet ne hotel
Kompania e famshme e shitjeve online Alibaba ka krijuar robotin e quajtur Space Egg që shërben si portier në hotel.
Roboti i krijuar nga kjo kompani u prezantua gjatë një konference kompjuterike e cila u mbajt në Kinë javën e kaluar. Roboti do të shërbejë si një portier nëpër hotele dhe do të jetë në shërbim të klientëve për të mbajtur valixhet dhe sendet e tyre personale. Ai është i ndërtuar prej një kase alumini të harkuar e cila mbulon një palë rrota të cilat i japin lëvizshmërinë robotit, si dhe gjithashtu është i pajisur me kamera dhe lazera për të naviguar përreth në ambjentet e hotelit.
Roboti ka një gjatësi më pak se një metër, dhe gjithashtu duhet përmendur që është roboti i fundit i krijuar me funksion të një portieri që prej vitesh me rradhë. Veçoria e robotit të Alibabës është funksionaliteti dhe origjina e tij. Roboti është i integruar me asistentin e inteligjencës artificialetë kompanisë, Tmall Genie, i cili bën një punë të ngjashme me Alexa. Me Genie të integruar në dhomat e hotelit, mysafirët mund të përdorin komandat zanore për të porositur artikuj, të cilat pastaj dorëzohen nga Space Egg. Alibaba gjithashtu ka një eksperiencë të pasur në robotikë duke qënë se është përfshirë edhe më parë në ndërtimin e robotëve që drejtojnë magazinat e saj të automatizuara.
Space Egg mund të jetë vetëm fillimi. Një zëdhënës për Alibaba tha se kompania po punonte për variacionet e ardhshme, duke përfshirë një anije hapësinore për dërgimin e ilaçeve në spitale. Zëdhënësi tha se Alibaba po kërkonte mënyra për të përmirësuar robotët e saj për mjedise të reja, duke përfshirë, potencialisht, restorantet dhe zyrat. Në një deklaratë për shtyp, Lijuan Chen i Alibaba AI Labs, grupi që krijoi Space Egg, tha se roboti do të "lidhë hendekun midis nevojave të mysafirëve dhe kohës së përgjigjes që ata presin." tha Chen:"Roboti do të jetë roboti me teknologjinë më të fundit për mysafirët e hotelit që duan gjithçka shpejt dhe me lehtësi". Mbetet për t'u parë nëse portierët robotë kanë kuptim për hotelet në aspektin e kostos dhe komoditetit.