
Ky sistem survejimi numeron njerezit edhe pas mureve
Disa kërkues nga universiteti i Kalifornisë kanë krijuar një sistem i cili falë një sinjali Wi-Fi të vendosur në mur arrin të numërojë njerëzit.
Në një kohë kur zhvillimi dhe përdorimi i sisteme të ndryshme inovative të survejimit është kthyer shqetësues për shumë njerëz, kërkues të universitetit të Kalifornisë zbulojnë një sistem të tillë. Sistemet e survejimin janë shndërruar në problematikë për njerëzit të cilët i druhen cënimit të privatësisë së tyre. Ky sistem i ri arrin të bëjë numërimin e njerëzve apo identifikimin e numrit të personave të gjendur në çdo hapësirë publike.
Ajo çfarë provon që kjo teknologji dhe që sistemet e survejimit kanë avancuar mjaft, është se për të bërë identifikimin sistemit nuk i dihet nëse përdor apo jo një pajisje që mban lidhje WiFi, pra ai arrin të identifikojë një për një duke bërë përllogaritje ekzakte të secilit person, pa qënë nevoja për praninë e një pajisje WiFi nga ana e kalimtarëve. Kjo metodë ka të bëjë me sistemin RSSI, që që mbështet treguesin e fuqisë së sinjalit të marrë, një fuqi matëse për një sinjal radio. Duke përdorur të dyja edhe marrës dhe transmetues WiFi, kërkuesit shprehen se ata janë të aftë të numërojnë deri në 20 njerëz në një dhomë, edhe nëse ata janë bërë grumbull me njëri tjetrin.
Prania dhe lëvizja e njerëzve shkakton RSSI të ulët, pika që kërkuesit i referohen si ngjarje. Në këtë moment sistemi është duke analizuar kohën midis këtyre ngjarjeve që hulumtimet janë në gjendje të numërojnë njerëzit e pranishëm. Hulumtuesit testuan me sukses qasjen 44 herë në tre klasa, një sallë konferencash dhe një korridor në kampusin universitar. Testet përfshinin numërimin e njerëzve përmes drurit, llaçit dhe mureve të betonit. Megjithëse mbikëqyrja është ndoshta përdorimi i parë për këtë pajisje që sigurisht na vjen në mendje, por duhet thënë që ekzistojnë raste të tjera të dobishme për përdorimin e teknologjisë.
Për shembull, një teknologji e tillë mund të ndihmojë ekipet e mirëmbajtjes për të optimizuar ngrohjen, ftohjen dhe ndriçimin e një ndërtese ose planifikuesit e eventeve për të monitoruar sigurinë e turmave në një vend ku zhvillohet një event i rëndësishëm. Dhe ndryshe nga disa metoda të tjera, qasja teorikisht mund të përdorë pajisjet që janë tashmë kudo të pranishme falë kudondodhjes së sinjalit Wi-Fi.
Ky zhvillim i fundit bazohet në punën e mëparshme të ekipit në numërimin e njerëzve me Wi-Fi dhe sinjale të tjera radiofonike, por tani ata e anë përmirësuar teknologjinë duke e bërë atë në gjendje të identifikojë edhe përmes mureve. Vlen të përmendet se ekipi gjithashtu po studion imazhe përmes mureve duke përdorur dronë që mbajnë pajisje Wi-Fi, kështu që survejimi është qartë një fushë me interes për ta.
Më të lexuarat








