Rusia ka shtuar në arsenalin e saj të armatimeve luftarake, një raketë hipersonike e cila është e aftë të qëllojë objektivin në distancë 200 milje.
Raketa e quajtur R-37M, e cila është e dizejnuar për të targetuar avionët e armikut, mund të udhëtojë me shpejtësi më shumë se 4.500 mph, është në fakt një përmirësim ose një përshtatje me teknologjinë e kohës, të armatimit luftarak sovjetik, të krijuar fillimisht në vitin 1985. Kjo raketë e krijuar kohët e fundit është planifikuar të qëllohet nga një avion bombardues i cili thuhet se do të jetë i pajisur me një sistem të drejtuar të ndjekjes aktive për shpërthimin e avionëve të armikut nga qielli.
Raketa e re ajër-ajër ka për qëllim të targetojë avionët luftarakë të armikut si dhe aeroplanët e sistemit të paralajmërimit dhe kontrollit ajror (AWACS) siç janë ato të vendosura nga SHBA. Një zyrtar i mbrojtjes ruse njoftohet se konfirmoi dje se avioni SU-57, i cili është ende në zhvillim, do të përdoret përsëri për të qëlluar raketat e reja. 120 milionë paund Sukhoi-57, i cili do të ketë një shpejtësi maksimale prej 1,615 mph, thuhet se do të rivalizojë avonin luftarak të Amerikës F-22 dhe Chengdu J-20 të Kinës. Zyrtarët e Kremlinit thanë vitin e kaluar se avioni i fshehtë i gjeneratës së pestë do të hyjë në shërbimin ushtarak në vitin 2019.
Raketa origjinale R-37 u prodhua së pari në vitin 1985, në vitet e fundit të BRSS. Ishte 14 metra e gjatë dhe peshonte më shumë se gjysmë ton. Përmirësimi thuhet se e lë të ardhmen e paqartë për një tjetër raketë të planifikuar, KS-172, e cila ishte duke u zhvilluar nga një prodhues rivale. Arma e fundit vjen së bashku me një sërë përmirësimesh ushtarake ruse, duke përfshirë një raketë të re anti-anije e cila u testua të mërkurën. Moska testoi raketën anti-anije Onyx duke hedhur në erë anijet 'armike' në stërvitjet ushtarake jashtë bregut verior të Siberisë.