
Kina do te kete motorin e saj te kerkimit
Një ish punonjës i Google ka paralajmëruar për planet rreth një motori të ri kërkimi në Kinë që i shërben qeverisë Kineze për monitorimin e shtetasve të saj.
Motori i ri i kërkimit, i njëjtë me gjigandin Google, mendohet se do të zhvillohet për të ndihmuar qeverinë Kineze për të pasur më shumë kontroll mbi popullsinë e saj. Sipas këtij ish punonjësi, Kina synon të monitorojë qytetarët e saj online, përmes një lidhjeje mes përdorimit të këtij motori kërkimi dhe telefonit të përdoruesit. Jack Poulson quhet personi që ka nxjerrë këto të dhëna të brendshme të cilat sipas tij do të cënojnë privatësinë e miliona njerëzve në Kinë. Sipas tij websajti do të quhet Dragonfly, është idejuar posaçërisht për të bërë të mundur censurën si dhe vëzhgimin e popullsisë Kineze me kërkesë të qeverisë.
Në një letër të dërguar për Senatin Amerikan ai shpjegon se se një gjë e tillë është munduar të mbahet e fshehtë dhe të mos ketë rrjedhje burimi të dhënash nga asnjë prej punonjësve. Poulson ishte një shkencëtar i lartë kërkimor në Google derisa dha dorëheqjen muajin e kaluar në shenjë proteste ndaj propozimeve për Dragonfly. Në letrën e tij, e cila është botuar e plotë nga Business Insider, Z. Poulson u tha ligjvënësve për planet "shqetësuese" për Projektin Dragonfly. Ai tha se ata përfshinin softuer për të lejuar një kompani kineze të ndërmarrjeve të përbashkëta të kishte akses në të dhënat rreth kërkimeve të bëra nga një përdorues i caktuar përmes numrit të tij të telefonit. Një listë e termave të kërkimeve që mund të shkaktonin censurë përfshinte fjalën angleze 'të drejtat e njeriut' dhe 'protestë studentore' si dhe gjithashtu 'çmimin Nobel'.
Z. Poulson gjithashtu pohoi se shifrat e cilësisë së ajrit do të manipuloheshin nga qeveria kineze kështu që vetëm rezultatet e përzgjedhura do të shfaqen në rezultatet e kërkimit. Ai tha:"Secila nga këto detaje u përshkallëzua nga punonjësit e tjerë pa ndonjë dobi dhe shumë prej tyre u diskutuan gjerësisht në diskutimet e brendshme të kompanisë. Ish punonjësi i Google u shpreh se propozime të tilla ishin në kundërshtim me disa parime të inteligjencës artificiale të nxjerra nga Google në qershor të këtij viti. Ai vuri në dukje një angazhim të bërë nga Google për të mos projektuar 'teknologji, qëllimi i të cilave është në kundërshtim me parimet e pranuara gjerësisht të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut'. Muajin e shkuar, një letër drejtuar Google nga grupet e të drejtave të njeriut përfshirë Amnesty International tha se motori i ri i kërkimit do të ishte 'një kapitullim alarmant nga Google për të drejtat e njeriut'.
"Google rrezikon të bashkohet me represionin e qeverisë kineze për lirinë e shprehjes dhe të drejtat e tjera të njeriut në Kinë", ishin këto disa nga fjalët e shkëputura nga letra. Më shumë se 1,000 punonjës të Google, gjashtë senatorë amerikanë dhe të paktën katërmbëdhjetë grupe të të drejtave të njeriut i kanë shkruar kompanisë duke shprehur shqetësim rreth ambicjeve të saj në Kinë. Punonjësit e kompanisë thanë në letrën e tyre se kishin mësuar rreth projektit Dragonfly vetëm përmes raportimeve të lajmeve në fillim të gushtit. Google, Twitter, Facebook, YouTube janë të bllokuara në Kinë, por motori i kërkimit Bing i Microsoft vazhdon të funksionojë.
Më të lexuarat








