×
Secondary Adv

Organet artificiale, se shpejti fabrikat do te nisin punen me kapacitet te plote

Share on Google+

 

Fabrika e organeve duket se së shpejti do e nisë punën me kapacitet të plotë. Pas vitesh të tëra përpjekje, në vitin 2010 bëri tre “dorëzime”: një mushkëri në mes të korrikut, një mëlçi në qershor dhe një trake në mars, të gjitha të ndërtuara në laborator.

 

 

 

Pacientët të cilët presin për transplantim organesh për të shpëtuar jetën, do të kenë një alternativë tjetër për një shans të dytë në jetë. Harvard Apparatus Regenerative Technology, një kompani që bazohet në mjekësinë e regjeneruese, po zhvillon trake artificiale.
Traket janë bërë duke përdorur qelizat burimore të vetë pacientit, të cilat janë marrë nga palca e eshtrave. Qelizat rriten në një enë të bërë nga fibra që kanë një gjerësi përafërsisht sa një e njëqindëta e fijes së flokut të njeriut, të cilat pastaj përdoren më pas për të krijuar një tub i cili përshtatet me secilin pacient.

 


Kompania po e teston këtë teknikë të re në Rusi dhe synon qe të vazhdojë me testet edhe në Bashkimin Evropian dhe SHBA.
Hart (Harvard Apparatus Regenerative Technology ), ka zhvilluar trake artificiale në laboratorët kërkimorë dhe ka në plan të dërgojë këtë projekt në procesin e prodhimit.
Në 2008, teknologjia Hart bëri të mundur transplantin e parë të rrugëve të frymëmarrjes artificiale dhe kërkimet aktuale të kompanisë janë aplikuar gjatë një operacioni, katër herë deri tani.

 


Projekti i tij një ditë mund të aplikohet edhe tek organet e tjera si veshkat apo valvulat e zemrës, sipas Mit Techonology Revieë. Por, Hart nuk është e vetmja kompani që e praktikon këtë lloj teknologjie. Shtatorin që kaloi, kirurgët e Universitetit të Michingan shpëtuan jetën e një foshnje me një mushkëri artificiale.


Më të lexuarat