Një firmë Japoneze ka krijuar një makinë elektrike me 430 kuaj fuqi që mund të arrijë shpejtësi deri në 100 km/h në vetëm dy sekonda.
Makina futuristike e quajtur Aspark Owl, e prodhuar nga një kompani Japoneze do të prezantohet në shfaqjen motorike në Paris që do të zhvillohet këtë javë. Porositë për këtë makinë kanë filluar që tani dhe ajo bëhet me dije se do të kushtojë rreth 3.1 milion paund. Sipas krijuesit të kësaj makine, ajo ka 430 kuaj fuqi dhe peshon rreth 1.900 paund dhe arrin shpejtësi në 100 km/ h me vetëm dy sekonda.
Sipas firmës ata po mendojnë të prodhojnë vetëm 50 makina të tilla të cilat do të jenë ekskluzive për ata të cilët arrijnë të paguajnë një shumë të tillë të konsiderueshme parash. Automjetet e para të prodhuara do të jenë gati për blerësit brenda vitit 2020 dhe prodhuesit thanë se ato mund të arrijnë shpejtësi deri në 174 mph dhe në rastet kur janë plotësishttë ngarkuara me bateri mund të udhëtojnë deri në 186 milje pa qënë nevoja të bëjnë ndalesa për tu rifurnizuar. Makina ka dy ndenjëse është konsideruar si makina futuristike më e shtrenjtë në botë, duke kaluar edhe modelin e Tesla.
Megjithë dizajnin futuristik me harqe të mëdha mbi rrotat e para, brendësia e makinës është mjaft e thjeshtë, mdje shumë e ngjashme me modelet e makinave pa sistem drejtues asistent. E veçanta e kësaj makine futuristike sigurisht që përveç faktit që ajo është e gjitha elektrike, është se ajo arrin shpejtësi të mëdha në një kohë shumë herë më të shkurtër se sa mund të imagjinohej në ndonjë makinë tjetër, madje krahasuar me një makinë të Formula 1.
Prototipi përdor dy motorë të vegjël 40kW, për të mbajtur dritën e automjetit dhe për të siguruar se ka një qendër të ulët të gravitetit, thanë prodhuesit. Owl lejon shoferët të përjetojnë shpejtësi kilometrike në kohë shumë herë më të shkurtër se gjithçka e mundur më parë. Kostoja e lartë e kësaj makine si dhe sasia e limituar do të jetë privilegj vetëm për një numër të kufizuar personash, të cilët sipas karakteristikave të kësaj makine, do të kenë mundësinë të përjetojnë ndjesi fluturuese në vetëm pak sekonda.