
Whatsapp do te perfshije reklama ne Story
Whatsapp aktualisht është një platformë falas e cila përdoret nga rreth dy miliardë njerëz, por ajo ka njoftuar që shumë shpejt do të përfshijë edhe reklama.
Por përdoruesit mund të përjetojnë shumë shpejt një ndryshim të rëndësishëm lidhur me përdorimin e këtij aplikacioni dhe disa veçorive të shtuara në të. Ndryshimi pritet të ndodhë vitin e ardhëm dhe lidhet drejtpërdrejt me reklamat të cilat do të jenë pjesë edhe e këtij aplikacioni. Që nga koha kur ky aplikacion u ble nga Facebook, është menduar nga kjo e fundit për përfshirjen e reklamave për përdoruesit. Aplikacioni i cili është i vlefshëm për përdorim nga të dyja si nga Android dhe iOS, i cili u prezantua për përdoruesit fillimisht në vitin 2009, tashmë do të fillojë të vendosë përmbajtje të paguar në funksionin e Statusit të këtij aplikacioni.
Pra statuset tuaja gjithashtu do të përmbajnë reklama, një dukuri kjo e bezdisshme për përdoruesit, që po zgjerohet shumë kohët e fundit. Menjëherë pasi është bërë me dije një dukuri e tillë ka pasur reagime të shumta ku shumica e njerëzve janë revoltuar kundër përpjekjeve të Facebook për të përvetësuar sa më shumë të dhëna nga përdoruesit "Reklama e synuar është ajo që më bën të pakënaqur."Ju e ndërtoni atë, platformën një herë, ajo shkon kudo në çdo vend. Ju nuk keni nevojë për një forcë të sofistikuar të shitjes. Është një biznes shumë i thjeshtë, u shpreh ish bashkëthemeluesi i Facebook '. Duke shtuar mendimin e tij për ekipin e Facebook, ai tha:"Ata përfaqësojnë një sërë praktikash, parimesh dhe etike të biznesit, dhe politika me të cilat nuk pajtohem domosdoshmërisht". Duke shkruar në një postim në blog, ai tha: 'Këto ditë kompanitë e kuptojnë fjalë për fjalë gjithçka për ju, miqtë tuaj, interesat tuaja dhe ata i përdorin të gjitha për të shitur reklama.
"Në çdo kompani që shet reklama, një pjesë e konsiderueshme e ekipit të tyre inxhinierik kalon pjesën më të madhe të kohës duke akorduar të dhënat, duke shkruar kodin më të mirë për të mbledhur të dhënat tuaja personale.'Mos harroni, kur përfshihet reklamimi, ju jeni produkti.'Megjithatë, muajin e kaluar, shefi i sigurisë të Facebook, Alex Stamos, arsyetoi ndryshimet e planifikuara, duke pretenduar se ishte joreale që njerëzit të prisnin që ajo të mbetet e lirë përgjithmonë, megjithëse ky ishte vizioni origjinal. Ai ka shkruajtur:"Është marrëzi të pritet që aksionerët e FB do të subvencionojnë përgjithmonë një rrjet të lirë të komunikimit me tekst, zë, video. 'Përfundimisht, WhatsApp do të ketë nevojë për të gjeneruar të ardhura. 'Kjo mund të vijë nga pagesa e drejtpërdrejtë për shërbimin, mund të vijë nga reklamimi, u shpreh ai në lidhje me risitë e njoftuara në aplikacion.'
Më të lexuarat








