×
Secondary Adv

Roboti i levizshem qe printon struktura betoni 3D

Share on Google+

 

Disa shkencëtarë nga Singapori kanë krijuar dy robotë të cilët punojnë bashkë për të printuar në 3D struktura betoni ku secili bën pjesën e tij të punës.    

 

Edhe pse printera 3D janë parë edhe më parë, madje edhe nga ata të mëdhenjtë të cilët arrijnë të krijojnë struktura betoni me përmasa të mëdha, për të ndërtuar banesa përmes kësaj teknologjie, këta robotëjanë një risi. Shkencëtarët kanë arritur të zgjidhin një problem që ekzistonte më parë me printerat 3D. Ata e kishin të vështirë të lëviznin nëpër vendet e ndërtimit për shkak të përmasave si dhe për shkak se ishin pajisje të palëvizshme. Robotët e krijuar nga këta shkencëtarë janë të lëvizshëm për shkak se janë të pajisur me rrota të cilat u krijojnë atyre lehtësi për të qarkulluar në një zonë ndërtimi.   

 

Gjithashtu këta robotë, edhe nga pamjet e ndara nga krijuesit e tyre, arrijnë të punojnë në bashkëpunim duke kryer secili pjesëne  tij të punës pa u ngatërruar dhe duke bërë në këtë mënyrë një punë të saktë dhe në një kohë më të shkurtër. Të krijuar në Universitetin e Teknologjisë Nanyang, janë të pajisur secili me një tub në pjesën e krahut i cili prodhon beton të lagësht. Ata drejtohen nga një hartë kompjuterike të projektit që duhet ndërtuar, sipas të ciles ata zhvillojnë punën e tyre për ndërtimin e strukturës. Një algoritëm i posaçëm arrin të bëjë ndarjen e detyrave tek secili robot në një mënyrë ekstremisht të saktë sa që nuk ngatërrohen me njëri tjetrin. Kompjuteri në këtë mënyrë bën të mundur që betoni të aplikohet në një formë të mbivendosur në pjesët ku seksionet e ndryshme të strukturës takohen. 

 

Nëse këto pjesë do të ishin printuar nga vetëm një robot në njësi të ndara dhe më pas thjesht të ngjiteshin me njëri tjetrin, ato nuk do të mund të përputheshin siç duhet me njeri tjetrin. Deri më tani, të dy robotët kanë printuar në 3D një strukturë prej betoni me përmasa 1.86 x 0.46 x 0.13 metra. U deshën atyre vetëm tetë minuta për ti ndërtuar, duke kërkuar dy ditë të tjera për të ngurtësuar dhe një javë për të arritur shndërrimin në një strukturë plotësisht të fortë. 

"Ne parashikuam një ekip robotësh që mund të transportoheshin në një vend pune, të shtypnin pjesë të mëdha të strukturave të betonit dhe pastaj të kalonin në projektin e ardhshëm sapo pjesët të ishin shtypur", thotë profesorja Pham Quang Cuong, që drejton projektin."Ky hulumtim bazohet në njohuritë që kemi fituar nga zhvillimi i një roboti për të formuar në mënyrë autonome një karrige të Ikea. Por ky projekt i fundit është më kompleks sa i përket planifikimit, ekzekutimit dhe në një shkallë shumë më të madhe".


Më të lexuarat