×
Secondary Adv

Hapet ferma e pare robotike

Share on Google+

Firma Iron Ox ka hapur fermën e parë robotike për kultivimin e produkteve bujqësore ku sigurisht puna bëhet nga robotë. 

 

Roboti kryesor i kësaj ferme quhet Angus dhe peshon rreth 1.000 paund. Ky robot arrin të ngrejë 800 kile me perime të bëra dhe mund t'i lëvizë ato nga një vend në tjetrin. Angusi dhe robotët e tjerë janë çelësi për një valë të re të bujqësisë lokale që synon të kultivojë sallatë, borzilok dhe prodhime të tjera në zonat metropolitane duke kursyer ujin dhe duke anashkaluar kostot e larta të punës njerëzore. 

Është një sfidë e madhe, dhe disa përpjekje më herët kanë dështuar. Pas një investimi prej 6 milionë dollarëve dhe punës prej dy vitesh për krijimin dhe zhvillimin e robotëve autonomë, firma Iron Ox thotë se është gati të fillojë shpërndarjen e të mbjellave të perimeve të tyre në mënyrë robotike në restorante dhe supermarkete për tu konsumuar nga konsumatorët."Dhe këto do të jenë sallatat më të mira që keni shijuar ndonjëherë", thotë krijuesi i kësaj ferme robotike. Iron Ox ka hapur fermën e parë robotike në një depo prej 8,000 katrorësh në San Carlos, Kaliforni, një periferi që ndodhet 25 milje në jug të San Franciskos. Puna kryesore e robotit Angus është të transportojë perimet e pjekura tek një robot tjetër që ende nuk është emëruar, i cili transferon bimët nga podet më të vogla në rritje deri tek ato më të mëdha, duke përdorur një krah mekanik, nyjet e të cilit janë lubrifikuar me një material që nuk është i dëmshëm për ushqimet. 

 

Është një proces i lodhshëm marrja e secilës prej 250 bimëve në secilën paletë dhe t'i bartim ato në podet e tyre të mëdha, por për robotët është diçka e lehtë. Iron Ox vazhdon të mbështetet tek punonjësit njerëz për mbledhjen e perimeve në kohën e tyre të pjekjes, por Aleksandri thotë se po punon në një robot tjetër që përfundimisht do ta eleminojë domosdoshmërinë e një njeriu, duke u bërë mjaft mirë prej tij një proçes pune i tillë. Megjithëse nuk ka pasur marrëveshje ende, Alexander thotë se Iron Ox ka folur me restorantet e zonës në San Francisko të interesuara për të blerë perimet e saj dhe pret të fillojë shitjen në supermarkete vitin e ardhshëm. 

 

Magazina e San Carlos është vetëm një terren prove për qëllimet afatgjata të Iron Ox. Ajo ka në plan të krijojë ferma robotike në serra që do të mbështeten më së shumti në rrezet e diellit natyrore në vend të ndriçimit të brendshëm të lartë, që thith energji elektrike të shtrenjtë. Fillimisht, megjithatë, kompania do të shesë prodhimet e saj në çmime të ulta me qëllim që të mbetet konkurrues. Gjatë viteve të ardhshme, Iron Ox dëshiron të hapë ferma robotike pranë zonave metropolitane në të gjithë SHBA për të shërbyer prodhime më të freskëta në restorante dhe supermarkete. Shumica e perimeve dhe frutave të konsumuar në SHBA janë rritur në Kaliforni, Arizona, Meksikë dhe vende të tjera. 

 

Kjo do të thotë që shumë njerëz në qytetet amerikane po hanin sallatë të mbledhur gati një javë para dorëzimit. Popullata e botës pritet të rritet deri në 10 miliardë deri në vitin 2050 nga rreth 7.5 miliardë tani, duke e bërë të rëndësishme gjetjen e mënyrave për të ushqyer më shumë njerëz pa ndikim të mëtejshëm mjedisor, sipas një raporti nga Instituti i Burimeve Botërore.


Më të lexuarat