
Krijohet kapsula ku do qendrojne astronautet ne Hene
Lockheed Martin ka zbuluar planet për një kapsulë gjigande hënore në formë roveri me të cilën astronautët do të eksplorojnë sipërfaqen hënore për vetëm dy javë.
Mjeti hapësinor me përmasa rreth 14 m i gjatë mund të mbajë deri në katër astronautë në sipërfaqen hënore, ku mund të qëndrojnë deri në 14 ditë përpara se motorët e automjetit të shpërthejnë në orbitën hënore. Ky automjet do të ishte dy herë më i gjatë se Moduli Lunar që përdoret gjatë misioneve të Apollos në Hënë pothuajse gjysmë shekulli më parë, i cili mbante dy astronautë për qëndrime të shkurtra jo më shumë se disa ditë.
Ajo bazohet në teknologjitë dhe sistemet e provuara nga anijet kozmike të NASA-s në Orion dhe do të përdorë stacionin e planifikuar të NASA-s duke transportuar astronautë drejt sipërfaqes hapësinore dhe në kthim prej saj në Tokë. Landeri ose më saktë kapsula hapësinore e cila mund të lëvizë dhe tu ofrojë mundësinë astronautëve të eksplorojnë sipërfaqen e Hënës është quajtur Gateway. Ky lander mund të përdoret për të krijuar një bazë sipërfaqësore, për të ofruar ngarkesa shkencore ose komerciale, dhe për të kryer një eksplorim të jashtëzakonshëm të Hënës.
Duke pasur mundësinë për të vizituar vende të shumta me një lander i tillë mbështetet nga shumë komunitete ndërkombëtare, komerciale dhe shkencore, në lidhje me hulumtimin e qëndrueshëm të Hënës nga NASA. "Gateway është çelësi për ripërdorimin e plotë, të shpeshtë dhe të shpejtë të këtij lander", tha Tim Cichan, arkitekti i eksplorimit të hapësirës në Lockheed Martin Space, i cili paraqiti konceptin e hapsirës në IAC. "Për shkak se ky lander mund të ripërdoret dhe nuk pëson dëmtime dhe shkatërrime në momentin që hyn në atmosferën e Tokës, ai mund të rifillojë të njëjtin proçes eksplorimi shumë herë pa pasur nevojë për rinovim domethënës dhe të kushtueshëm.
Ky është një avantazh i madh i Gateway-it dhe një qasje modulare, fleksibël dhe e rishfrytëzueshme për eksplorimin e thellë të hapësirës. 'Investimet e bëra në teknologjinë e zhvilluar për Orionin mund të ri-përdoren për të reduktuar koston, kompleksitetin dhe afatin kohor të zhvillimit. Disa nga sistemet e vlerësuara nga njeriu, të përdorura në dizajn, përfshijnë sigurinë e jetës, sisteme të avionëve si dhe sistemet e komunikimit dhe navigimit.
Sipas planeve të Lockheed Martin, kapsula hapësinore do të mund të dërgojë në Hënë një ekuipazh astronautësh prej 4 personash në një udhëtim të vetëm, të cilët do të mund të qëndrojnë për vetëm 14 ditë. Por ajo çfarë e bën këtë rover hapësinor perfekt është fakti që ai mund të dërgojë ekuipazhe të shumta astronautësh në misione eksploruese që do zgjasin nga 2 javë secili.
Më të lexuarat








