Kompania VClean Life ka krijuar makina larëse në formën e makinetave të cilat vendosen në stacionet e metrosë dhe kryejnë funksionin e pastrimit kimik.
Për të gjithë ata të cilët nuk gjejnë kohën e duhur për të dërguar rrobat e tyre në një pastrim kimik, tashmë kjo kompani bën të mundur që ju ti lani ato teksa shkoni për në punë. Një gjë e tillë bëhet e mundur falë makinerive larëse të mëdha të vendosura në stacionet e metrove të Londrës ose më saktë në sektorin e parkingut, në të cilat njerëzit teksa kalojnë vendosin rrobat e tyre në to për ti marrë më pas të lara.
Fillimisht kjo kompani është duke kryer testet për të provuar sistemin e ri dhe sipas tyre po instalohen rreth 200 makineri të tilla në stacione të ndryshme metroje të Londrës. Makineritë kanë një mënyrë shumë të lehtë funksionimi, dhe gjithçka që duhet bërë është që njerëzit të regjistrohen më parë për të marë shërbimin, dhe kur dëshiron të fusësh rrobat e palara në makinerinë larëse të VClean, nevojitet vetëm skanimi i një kodi QR tek makineri dhe më pas vendosja e rrobave në qeset e caktuara.
I gjithë proçesi më pas i përket vetë makinerisë dhe sistemit i cili bën gjithë punën e larjes së rrobave dhe më pas njofton me anë të një emaili se kur rrobat janë gati për ti marrë ato përsëri por tashmë të lara. Proçesi i larjes së rrobave me anë të këtyre makinerive larëse, që përfshin përdorimin e detergjentëve përkatës për larjen si dhe proçesin e tharjes së tyre, do të kushtojë për një proçes pune që zgjat rreth 24 orë vetëm 3 paund për artikull pra për secilën rrobë që lahet.
Sigurisht që kjo nuk është vlera më e ulët për larjen e rrobave por që padyshim është forma më e lehtë dhe proçesi më i shpejtë se sa shërbimi që ofrohet nga konkurentët e kësaj kompanie, që ka të bëjë me kërkesën për shërbimin e larjes përmes aplikacionit ku më pas vijnë dhe marrin rrobat nëpër shtëpija. Ky i fundit është një shërbim i dobishëm por konsiston të jetë i gjatë si dhe merr shumë kohë. VClean po shpreson të ketë sukses në këto makineri larëse për të shtuar më pas numrin e tyre dhe për tu zgjeruar në qytete të tjera.