×
Secondary Adv

Sistemi qe zbulon identitetet false ne aeroport

Share on Google+

Një teknologji e re e identifikimit të fytyrës që mbart një sistem të sofistikuar arrin të dallojë diferencën mes njeriut dhe pasaportës në një aeroport.   

 

Teknologjia e re ka arritur deri më tani të identifikojë shumë shkelje të bëra në aeroport nga njerëz me identitet fals të cilët tentojnë të kalojnë kufirin në një aeroport. Kjo teknologji e re me një sistem mjaft të përpiktë dhe të shpejtë është vendosur në një prej aeroporteve më të frekuentuar të Amerikës, në Washington Dulles International Airport në të cilin udhëtojnë më shumë se 21 milion njerëz në vit. 

 

Sistemi i ri arrin të dallojë brenda gati një minute nëse ka ose jo një përputhje të njeriut që qëndron përpara pajisjes identifikuese të fytyrës dhe pasaportës së tij pasi ajo skanohet. Në rast se nuk ka një përputhje mes tyre sistemi sinjalizon një gjë të tillë duke u lehtësuar në këtë mënyrë punën e autoriteteve përkatëse që në disa raste e kanë të vështirë të bëjnë dallime të tilla. Pasaportat e rreme janë të parat që identifikohen nga sistemi, të cilit në disa raste i duhen vetëm dy sekonda për ta kuptuar një gjë të tillë dhe të bëjë më pas identifikimin e vërtetë të personit që kërkon të kalojë kufirin. Sipas autoriteteve kufitare sistemi ka arritur të kapë shumë persona që përdorin pasaportë false dhe kanë identitet të rremë gjithashtu. 

 

Rritja e përdorimit të sistemeve dhe teknologjive të tilla të identifikimit të fytyrës kanë ngritur debate të ndryshme në të gjithë botën rreth frikës për përgjime dhe shkelje së privatësisë. Por autoritete në aeroportin ku është vendosur ky sistem i ri shprehen se ky sistem ishte i dobishëm si për sigurinë ashtu edhe për proçesin e kalimit kufitar.“Teknologjia funskionon, është e shpejtë, e lehtë për tu përdorur si dhe ka një kosto mjaft efektive dhe ne besojmë se do e ndryshojë krejtësisht udhëtimin ndërkombëtar duke e bërë atë më të sigurt dhe më të mirë kontrolluar, u shpreh një nga punonjësit kufitarë.”  

Sistemi gjithashtu thuhet se po përdoret vetëm për proçesin e hyrjes dhe kalimit të kufirit dhe nuk lidhet me të dhëna të tjera që shkelin ligjin mbi përgjimet. “Ne nuk po mbledhim dhe kërkojmë të dhëna të tjera, ne thjesht duam të konfirmojmë që udhëtarët janë në të vërtetë ata që deklarojnë se janë, u shprehën zyrtarë të aeroportit.” Ky aeroport është një prej 14 aeroporteve që përdorin një sistem identifikimi të fytyrës për udhëtarët në aeroportet ndërkombëtare.   


Më të lexuarat