Secondary Adv

Instagram tashme monitoron komentet tuaja

Share on Google+

Instagram ka nxjerrë cilësime të reja të inteligjencës artificiale që janë në gjendje të zbulojnë ngacmimet në foto dhe tekste si dhe te monitorojnë komentet ne video live. 

 

Cilësimet e reja priten të behen pjesë e aplikacionit në javët e ardhshme, sipas një komunikimi zyrtar nga vetë Instagram. Instagram tashmë përdor AI për të filtruar komentet që shkelin Udhëzimet e tij të Komunitetit, por kjo veçori e re është diçka më tepër se kaq pasi arrin të monitorojë në mënyrë të saktë dhe të vazhdueshme komentet të cilat cënojnë përdoruesit e tij. Algoritmi rendit dhe vlerëson imazhe dhe tekste të ndryshem të vendosura për të zbuluar ngacmimin në foto. Për shembull, mund të zbulojë nëse një foto po kritikon pamjen ose karakterin e një personi, si dhe nëse fotografia përbën një kërcënim për mirëqenien e dikujt. 

Pasi një foto është përzgjedhur nga sistemi i inteligjencës artificiale, ajo është dërguar tek moderatorët e Instagramit për rishikim të mëtejshëm."Ky ndryshim do të na ndihmojë të identifikojmë dhe të largojmë ndjeshëm më shumë ngacmime dhe është një hap tjetër i rëndësishëm pasi shumë njerëz që përjetojnë ose vëzhgojnë ngacmimin nuk e raportojnë atë,"shkruante në një postim në blog CEO i Instagram, Adam Mosseri."Kjo gjithashtu do të na ndihmojë të mbrojmë anëtarët tanë më të rinj të komunitetit duke qënë se adoleshentët përjetojnë ritme më të larta të ngacmimeve në internet se sa të tjerët". 

 

Firma do të përdorë filtrin e sistemit të ri meinteligjencë artificiale, për të dalluar edhe ngacmimet dhe ofendimet në videot live. Duke filluar nga e martë, Instagram do të jetë në gjendje të bllokojë komentet fyese në video të drejtpërdrejta për t'u siguruar që "mbetet një vend i sigurt dhe argëtues për t'u lidhur në të vërtetëme miqtë dhe interesat tuaja", tha Mosseri. Filtrat në videot live tani janë në dispozicion globalisht, sipas firmës. Së bashku me mjetet e reja të inteligjencës artificiale, Instagram po lançon gjithashtu një efekt të "kindness camera". 

 

Përdoruesit shtypin ikonën e fytyrës që ndodhet në tabelën e efekteve të Instagram në pjesën e poshtme të ekranit. Sapo të shfaqen zemrat në fytyrën e përdoruesit, ata do të inkurajohen që të etiketojnë dikë që duan të mbështesin. Personi i etiketuar më pas do të marrë një njoftim rreth këtij etiketimi të bërë nga dikush për të."Ndërkohë që ndalimi i dhunuesve është i rëndësishëm, ne duhet të bëjmë më shumë për të festuar dhe frymëzuar dashamirësinë në Instagram," shpjegoi Mosseri.


Më të lexuarat