Secondary Adv

Roboti qe kujdeset per te moshuarit

Share on Google+

Një robot humanoid i cili është mjaft ekspresiv dhe që përmban inteligjencën artificiale do të kryejë shërbimin e kujdesit në qëndrat për të moshuarit.     

 

Komiteti i edukimit do të pyesë robotin e quajtur Pepper rreth përfshirjes së inteligjencës artificiale në proçesin e zhvillimit të edukimit. Roboti është pjesë e një projekti ndërkombëtar kërkimor që zhvillon robotët e parë në botë të ndërgjegjshëm për kulturën që synojnë të ndihmojnë në kujdesin për njerëzit e moshuar. Të martën komiteti do të dëgjojë për punën e Pepper së bashku me studentët në Universitetin Middlesex, e cila lidhet me një nismë që përfshin mësimin e fëmijëve në nivelin fillor. 

 

Ai gjithashtu shqyrton se çfarë roli në rritje mund të luajë automatizimi dhe robotika në vendin e punës dhe gjithashtu në mësimin e fëmijëve në të ardhmen. Piper do të japë një demonstrim dhe pastaj komiteti do të shikojë se si robotët mund të përdoren për të mbështetur mësimin dhe aftësitë e nevojshme për t'u përshtatur me përfshirjen dhe rritjen e rolit të inteligjencës artificiale dhe automatizimit në shumë sektorë por edhe në edukim. Pepper është roboti humanoid që është përshtatur të ketë një konstrukt më afër atij njerëzor, është një robot mjaft ekspresiv dhe i dizejnuar për të identifikuar dhe reaguar ndaj emocioneve njerëzore.   

 

Roboti ëshë pajisur gjithashtu me kamera dhe sensorë, të cilët i mundësojnë lëvizshmërinë dhe navigimin nëpër vende të ndryshme por edhe për të komunikuar gjithashtu. Pepper është rreth 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 28 kilogramë. Këta robotë po përdoren gjithashtu për të ndihmuar në kujdesjen e të moshuarve në Britaninë e Madhe. Firma thotë se robotët shoqërues humanoidë janë programuar për të njohur nevojat e të moshuarve në qëndrat e kujdesit. 

 

Tableti i vendosur në pjesën e kraharorirt të robotëve mund të përdoret nga ana e rezidentëve në këto qëndra për lidhje telefonike ose me video me njerëzit e tyre përmes Skype, të shikojnë ose të dëgjojnë diçka, ose në raste të tjera si formë për ti kujtuar atyre se kur duhet të pijnë ilaçet. Këto robota përfaqësojnë një zgjerim në automatizim, por ai që ka gjasa të përhapet gjerësisht për përdorim në fusha të ndryshme vetëm kur inteligjenca artificiale të ketë arritur format e saj më të mira të zhvillimit. 


Më të lexuarat