Secondary Adv

Hena mund te permbaje nje hene tjeter ne brendesi te saj

Share on Google+

Sipas një studimi të ri Hëna e Tokës mund të orbitohet nga një hënë e vogël misterioze që është aluduar nga shkencëtarë të ndryshëm për dekada të tëra. 

 

Kjo hënë e vogël, e njohur gjithashtu edhe si hëna e hënës, mund të jetë aq emadhe sa një qiellgërvishtëse, por ende nuk është parë nga astronomët. Është një nga të paktën katër ‘moonmoons’ që mund të ekzistojnë në sistemin tonë diellor, sipas përllogaritjeve të reja. Hëna e Tokës, Hëna e Jupiterit Callisto, dhe hena e Saturnit e quajtur Titan ku të gjitha kanë kushte të përkryera për të pritur një hënë të vogël në brendësinë e tyre. 

 

Shkencëtarët në Observatorët e Institucionit Carnegie të Uashingtonit dhe Universiteti i Bordosë bashkohen për studimin e ri. Pas dekadave të spekulimeve, përllogaritjet e ekipit zbuluan për herë të parë kushtet e kërkuara për krijimin e një hëne të hënës. Modelet kompjuterike treguan se një objekt i tillë mund të ekzistonte vetëm rreth hënave të mëdha që janë relativisht të largëta nga planetet e tyre mëmë. Një nën hënë ose një Hënë në brendësi të hënës së një planeti, do të duhet të orbitohej brenda një kufiri distance shumë të largët, është ky një përfundim nga ana e shkencëtarëve. Do të duhej të orbitohej mjaft afër që të mbetet brenda tërheqjes gravitacionale të hënës së saj dhe jo planetit më të madh, por mjaft larg për të mos u ndarë ose të nxirret jashtë orbite nga hëna e saj. 

 

Përmbushja e këtyre kërkesave të rrepta do të ishte e vështirë, por jo e pamundur, sipas llogaritjeve. Katër hëna në sistemin diellor mund të strehojnë një mini-satelit. Edhe nëse këto hënë kanë kushte të përshtatshme për të pritur një hënë në brendësi të hënës, mbetet shumë e vështirë që të ketë zbritur në vendin e duhur. Në qoftë se hëna zhvendos pozicionin e saj gjatë rrjedhës së evolucionit të saj, siç ka ndodhur me hënën e Tokës, nuk ka gjasa që nën hëna ose hëna e kësaj Hëne të mbetet në orbitën e tij, u shpreh një nga shkencëtarët. Kjo mund të shpjegojë pse një hënë në brendësi të një hëne ende nuk është zbuluar në sistemin tonë diellor, thanë ekspertët.  


Më të lexuarat