Secondary Adv

Sistemi qe pastron ajrin nga dioksidi i karbonit

Share on Google+

Një sistem i ri i krijuar për të zgjidhur problemin e ndryshimit të klimës do të mundësojë thithjen e C02 nga ajri.   

 

Por, si një planet që po ngrohet gjithnjë e më shumë si shkak e temperaturave të larta dhe  ku rritja e emisioneve globale është e madhe, ka shumë që besojnë se kjo teknologji e paprovuar do të luajë një rol të rëndësishëm përfshirë këtu edhe Panelin Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC). 

 

Climeworks është një kompani zvicerane e cila po zhvillon këtë teknologji të re dhe sapo ka përfunduar një projekt pilot për një vit, duke mbledhur C02 në fabrikën e parë të emetimit të emisioneve në botë, ku edhe kompania shprehet mjaft optimiste rreth mënyrës se si gjërat janë duke u zhvilluar. Ideja e heqjes së dioksidit të karbonit nga ajri ka qenë prej kohësh një kontradiktë. Një gamë e teknologjive nuk kanë arritur të gjejnë një mënyrë për të arritur këtë, duke përfshirë mbjelljen e një shumësie të pemëve për të hequr C02 biologjikisht përmes fotosintezës, marrjes së karbonit ku është tërhequr nga proceset kimike në termocentralet para se të hyjë në atmosferë. 

 

Problemi është, asnjëri prej tyre nuk është provuar të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm në çfarëdo shkalle kuptimplote. Përtej kësaj, ekspertët shqetësohen se ndjekja e këtyre teknologjive do të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Rreziku është se një pjesë e madhe e botës sot mbështetet në djegien e lëndëve djegëse fosile dhe nxjerrjen jashtë C02 për të bërë të mundur funksione të ndryshme. Nëse sistemet e kapjes së ajrit të drejtpërdrejtë bëhen të lirë, të besueshëm dhe të përhapur, çfarë nxitjeje do të kishte ndryshimi? Nga ana tjetër, periudhat drastike bëjnë thirrje për masa drastike, dhe raporti befasues i botuar nga IPCC këtë javë thotë se bota do të duhet të mbështetet në këto lloje të teknologjive për të shmangur nivelet e rrezikshme të ngrohjes globale. 

Përgatitur nga 91 autorë nga 40 vende të ndryshme, raporti thotë se kufizimi i ngrohjes në 1.5 ° C mbi nivelet para-industriale do të përfshijë ndryshime të shpejta dhe të gjera në pothuajse çdo aspekt të shoqërisë. Ne do të duhet të ulim emetimet e CO2 me 45 përqind deri në vitin 2030 dhe t'i eliminojmë tërësisht ato deri në vitin 2050."Kjo do të thotë se çdo shkarkim i mbetur duhet të balancohet duke hequr CO2 nga ajri", thonë shkencëtarët, që efektiviteti i teknikave të heqjes së karbonit është i paprovuar në shkallë dhe mund të përfshijë rreziqe për zhvillim të qëndrueshëm.


Më të lexuarat