Secondary Adv

Dubai prezanton taksite vetedrejtuese

Share on Google+

Dubai është duke testuar taksitë e para vetëdrejtuese të cilat shumë shpejt do të ofrojnë shërbimin e transportit të njerëzve nëpër qytet.     

 

Në ekspozitën vjetore të tregtisë se konsumit elektronik Gitex, Autoritetet e Tansportit Rrugor në Dubai ose RTA, prezantuan për herë të parë shërbimin e tyre të taksive autonome. Shërbimi i makinave pa shofer nisi në shfaqje dhe do të testohet gjithashtu për tre muajt e ardhshëm në pjesë të caktuara të qytetit, sipas zyrtarëve të transportit. 

Makinat kanë për qëllim tu mundësojnë qytetarëve udhëtime të tilla pra transport me taksitë vetëdrejtuese duke synuar destinacione të tilla të caktuara si qëndra tregtare, kinema ose vende të tjera të njohura në qytet, si dhe kthimi përsëri për në shtëpi. RTA tha se makinat arrijnë shpejtësi maksimale deri në rreth 20 mph dhe gjithashtu janë të përshtatshme për katër pasagjerë. 

 

Në pjesën e përparme qëndron një shofer i sigurisë i cili gjendet aty në rast se në ndonjë defekt të mundshëm apo problem gjatë rrugës, do të duhet të ndërhyjë për të shmangur ndonjë aksident fatal. Në testet promovuese makinat janë paraqitur pa askënd në vendin e parë për një përvojë të vërtetë pa shofer, duke nënkuptuar se një punonjës i tillë i sigurisë që mund të marrë në drejtim makinën në rast nevoje, mund të shtohet më pas nga agjencia e transportit. Makinat kanë ndenjëse të modifikuara të Mercedes-Benz. 

 

Makinat gjithashtu janë të pajisura me kamera, sensorë, dhe sistemin LiDAR të ndërtuara në brendësi të tyre. Taksitë vijnë pasi Dubai ka testuar dronë vetëlëvizës për transportin e pasagjerëve për një sistem shërbimi taksie përmes ajrit. Ky shërbim ende nuk është testuar në një transport të vërtetë ajror të njerëzve por planet e kompanisë nuk janë të largëta. Risia e fundit në shërbimin e transportit në Dubai i shtohet shumë përpjekjeve të tjera për ta kthyer Dubain në një qëndër teknologjie inovative.


Më të lexuarat