Secondary Adv

Palm quhet smartphoni me permasat me te vogla

Share on Google+

Palm është smartphoni me përmasat më të vogla i cili përmban një numër të reduktuar aplikacionesh dhe shërben për të ulur kohën e shpenzuar në telefon. 

 

Palm njihet si një ndër pajisjet pionere të smartphonëve por tashmë ajo është kthyer me një prodhim origjinal që lidhet me një smartphon mini. Ky është një telefon me përmasa shumë të vogla që do të ketë funksionin e reduktimit të fiksimit që njerëzit kanë për smartphonët dhe aplikacionet e tyre. Pajisja e re e quajtur Palm është dizejnuar për të punuar bashkë me telefonin tuaj të zakonshëm si një pajisje shoqëruese. 

 

Telefoni ose pajisja ka përmasat e një karte krediti si dhe një ekran 3.3 inch shoqëruar me një version të plotë të Android. Pajisja përdor të njëjtin numër si telefoni juaj kryesor por ofron një sasi të reduktuar veçorish. Ky telefon kaq i veçantë vjen nga një firmë e re në San Francisko dhe do të kushtojë rreth 349 dollarë. Gjithashtu firma ka njoftuar se pajisja do të jetë gati për tu shitur tek përdoruesit brenda muajit të ardhshëm. Me anë të pajisjes të quajtur Palm ju mund të hiqni vëmendjen nga telefoni juaj i cili ju mer shumë kohë të cilën mund ta shpenzoni në gjëra të tjera që me të vërtetë kanë rëndësi dhe vlerë në jetë. Kjo nismë vjen edhe si shkak i rritjes së përdoruesve të aplikacioneve por edhe të kohës që njerëzit kalojnë në to. 

 

Telefoni me përmasa shumë të vogla do të punojë së bashku me një telefon që përdor iOS apo Android edhe pse vetë është Android. Sipas kompanisë do të bëhet e mundur që çdoaplikacion të sinkronizohet në mënyrë që përdoruesit mos të humbasin asgjë nga çfarë u nevojitet dhe të reduktojnë gjithçak që për ta është e panevojshme. Pajisja ka një modalitet të veçantë që quhet modaliteti jetësor, që ndërpret njoftimet dhe thirrjet kur ekrani kyçet, përveç rasteve kur përdoruesi ndhet në një telefonatë apo kur po dëgjon muzikë. Në momentin që ekrani ndizet, smartphoni me përmasa të vogla shndërrohet në plotësisht funksional përsëri. 

 

Palm thuhet se është për ato momentet kur ju keni nevojë të jeni më të angazhuar për jetën tuaj se sa për smartphonin, por përsëri ndoshta do të keni nevojë të postoni diçka herë pas here apo tu shkruani të afërmëve tuaj ose miqve. Pajisja do të përdorë VeriZon për të bërë të mundur të mbahet i njëjti numër në të dyja pajisjet. Palm sinkronizohet në mënyrë të përkryer me telefonin duke përdorur VeriZon NumberShare, që ju bën të mundur juve të merrni të gjitha mesazhet, njoftimet apo telefonatat, u shpreh kompania prodhuese. 


Më të lexuarat