Secondary Adv

Toka nuk do perballoje dot 1 trilion njerez

Share on Google+

Themeluesi i Blue Origin ka deklaruar se banimi i planeteve të tjera është i domosdoshëm pasi në të ardhmen do të ketë rreth një trilion njerëz.   

 

Sipas themeluesit të Blue Origin por edhe atij që është drejtuesi i Amazon, një ditë planeti ynë dhe sistemi ynë diellor nuk do të mund të përballojë dot numrin gjithnjë e më shumë në rritje të njerëzve të cilët mendohet se do të shkojnë deri në një trilion. Ai shpreson se firma e tij hapësinore shumë shpejt të mund të bëjë të mundur popullimin e planeteve të tjera. Ne tashmë po përballemi pak nga pak, është shprehur ai, me faktin se planeti ynë, Toka po merr fund. 

 

Synimi kryesor i Blue Origin është të ulë koston e aksesit në hapësirë, dhe gjithashtu ai shprehet se do të shpenzojë më shumë se 1 bilion dollarë vitin e ardhshëm për të mbështetur firmën e tij. Sipas Bezos hapësira ka një shumësi energjie dhe burimesh për brezat e ardhshëm, por shumica e tyre mund të shpërdorohet nëse ne nuk fokusohemi në uljen e kostove për udhëtimet hapësinore. Ai përmendi krijimin e raketave të ripërdorshme si një mënyrë për të 'ulur' në mënyrë të konsiderueshme koston. Blue Origin nuk është firma private e vetme e raketave që ka një synim të tillë. SpaceX e Elon Musk ka operuar dhe ripërdorur me sukses raketa disa herë. Bezos gjithashtu shtoi se Blue Origin shpreson që një ditë të jetë 'UPS ose FedEx apo çfarëdo e ngjashme' për udhëtimin në hapësirë. Blue Origin gjithashtu zbuloi se është në fazën konceptuale të dizajnit të një landeri të madh hënor. 

 

Firma thotë se do të sigurojë qasje të ripërdorshme në sipërfaqen e hënës dhe burimet e saj. Landeri është pjesë e misionit më të gjerë të Blue Origin që mundëson një të ardhme në të cilën miliona njerëz jetojnë dhe punojnë në hapësirë, tha kompania.'Hapi i ardhshëm logjik në këtë rrugë është një kthim në Hënë,' tha Blue Origin në një deklaratë."Për ta bërë këtë ne kemi nevojë për qasje të ripërdorshme në sipërfaqen e hënës dhe burimet e saj." Kompania Blue Origin ka thënë se ka për qëllim të mbërrijë në Hënë për rreth pesë vjet. Blue Origin po zhvillon edhe raketën e saj New Shepard për udhëtime të shkurtra në turizëm hapësinor. 

 

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kohët e fundit konfirmoi se firma e tij e turizmit hapësinor Blue Origin do të fillojë një mision të ekuipazhit diku në 2019. Megjithatë, ky objektiv ambicioz është rishikuar për në vitin 2020 pas një numri fluturimesh testimi. Bileta e parë pritet të dalin në shitje rreth vitit të ardhshëm. Kompania e turizmit hapësinor, me seli në Kent të Uashingtonit, po kërkon të shesë bileta në raketën e saj për rreth 200,000 deri në 300,000 dollarë sipas disa burimeve jozyrtare. 


Më të lexuarat