Secondary Adv

10 vendet unike per te perjetuar ngjyrat e vjeshtes

Share on Google+

Nëse doni të përjetoni ngjyrat e mrekullueshme të vjeshtës ku natyra merr pamje magjike, atëherë vizitoni këto vende të cilat transformohen në këtë stinë.  

 

Disa vende janë perfekte për tu vizituara në stinë të ndryshme. Duke qënë se ndodhemi në stinën e vjeshtës, atëherë nuk duhet të humbisni disa prej shndërrimeve të mrekullueshme që pëson natyra nëpër botë. Më poshtë gjenden destinacione të cilat ofrojnë pamjet më të bukura të stinës së vjeshtës, aty ku vjeshta përkthehet më së miri në ngjyrat e saj dhe pamjet mahnitëse që dhuron. Janë vende në të gjithë botën dhe secila prej pamjeve është krejtësisht e veçantë dhe sigurisht të zgjojnë dëshirën për ti vizituar sa më parë. 

  

 New Hampshire, Shtetet e Bashkuara  

New Hampshire është e jashtëzakonshme kur vjen puna për të treguar ngjyrën e kuqe të gjallë dhe atë prej ari të vjeshtës. Ngjyrat më të mira mund të gjenden në brendësi dhe në lartësitë më të mëdha, si Rajoni i liqeneve që përfshin liqenin Winnipesaukee, liqeni Squam, liqeni Ossipee, Mirror Lake, NewfoundLake dhe liqeni Winnisquam.   

 

Bavaria, Gjermani  

Gjermania jugore krenohet me disa nga peizazhet më të mahnitshme të Evropës me pyjet e saj të pafund alpine që shfaqin ngjyra të shkëlqyera kundër maleve të mbuluara me borë në vjeshtë.  

  

Berkshires, Massachusetts  

Berkshires e Masaçusetsit Perëndimor ofrojnë pemë të mëdha së bashku me një mori muzesh për të eksploruar si Muzeu Berkshire në Pittsfield, Sterling dhe Francine Clark Art Institut në Williamstown dhe Muzeu i Artit Bashkëkohor Massachusetts në North Adams, shtëpia e një prej koleksioneve më të mëdha të artit modern të Amerikës.  

  

Piemonte, Itali  

Vjeshta, dhe veçanërisht tetori, është periudha e pikut për ushqim dhe verë me kërpudhat, gështenjat dhe çokollatat që ndodhen në stinën e tyre të prodhimit dhe padyshim është gjithashtu sezoni i vjeljes së vreshtave.  

  

Kyoto, Japoni  

Ndërkohë që Japonia është më e famshme për lulet e qershisë, gjethet e vjeshtës në Kyoto mund të jenë edhe më spektakolare, duke nisur nga fundi i tetorit deri në mes të nëntorit periudhë në të cilën krijojnë një imazh përrallor përreth. 

 

 Nova Scotia, Kanada  

E vendosur në Maritimes Kanadeze, Nova Scotia është e mbushur me ngjyra në vjeshtë. Udhëtimi drejt kësaj zone ofron një peizazh të mrekullueshëm që përfshin pamjen e qetë të lumenjve, fermat dhe fusha të gjalla të boronicës së kuqe së bashku me gjethe të zakonshme me ngjyra.

  

Green Mountains, Vermont  

Green Mountains të Vermontit janë një tjetër nga rajonet më të mira të Anglisë për gjethet e  vjeshtës që formojnë ngjyra përrallore të kësaj stine të artë. Udhëtoni përmes autostradës dhe shtigjeve që kalojnë nëpër male dhe lugina për t'u mahnitur me ngjyrat e lavdishme të gjetheve vjolë të kuqeremta por edhe të verdha vënde vënde, si dhe pemët ngjyrë portokalli dhe të kuqe. 

  

Parku Kombëtar Wicklow, Irlandë  

Ndërsa Irlanda mund të jetë e njohur për gjelbërimin e saj, vjeshta është një kohë e mrekullueshme për të parë një sërë ngjyrash, nga qielli i shpeshtë ngjyrë blu i ndritshëm deri tek malet e mbuluara me pemë të arta.  

  

Malet Skoceze, Skoci    

Skocia është e famshëm për malet e saj të larta me shumë ngjyra. Ju do të jeni në zemër të atyre peizazheve më mbresëlënëse të rajonit që përfshijnë kështjellat që duken magjike nga mjegulla. Loch Tullaështë gjithashtu një ishull i vogël që është shndërruar në një koleksion brilant i ngjyrave që reflektohen në ujërat e qetë.      

 

Parku Kombëtar Shenandoah, Virxhinia  

Parku Kombëtar i Shenandoah në Virxhinia përfshin 100 milje, me ngjyrime të gjetheve të vjeshtës që ndryshojnë në mënyrë dramatikengjyrën e tyre, por jo vetëm në varësi të ditës por edhe të ujit.  


Më të lexuarat