×
Secondary Adv

Aeroplani me i madh i ndertuar ndonjehere ne bote

Share on Google+

Nëse keni nevojë që të merrni një avion që të transportoni mjete tepër të renda, ju do të keni nevojë më patjetër për një avion tepër të madh dhe më të fortin që ekzsiton sot në botë!

 

 

Antonov An-225 Mriya është një avion mallrash që është projektuar nga Antonov Dizajnit në vitin 1980. Ai është i mundësuar nga gjashtë motorë turbofan dhe është aeroplani më i gjatë dhe më i rëndë i ndërtuar ndonjëherë, me një peshë maksimale fluturimi prej 640 ton. Aeroplani gjithashtu ka hapjen e krahëve më të madhe se ndonjë avion tjetër në shërbim operacional.
Aeroplani i parë dhe i vetëmi i këtij lloji ka përfunduar së ndërtuari në 1988 dhe i janë dashur plot katër vite që të përfundonte. Për herë të parë fluturoi në 21 dhjetor 1988 ,me një fluturim 74-minutësh nga Kievi. Antonov An-225 është projektuar fillimisht për transportin ajror të raketave për programin e hapësirës sovjetike.

 


Pas përmbushjes me sukses të misioneve sovjetike ushtarake, aeroplani ishte lënë mënjanë për tetë vjet. Më pas u rinovua duke u rifutur sërisht në operim komercial nga Antonov Airlines.
Avioni mund të mbajë ngarkesa tepër të mëdha, me një vëllim 1300 m3; 6,4 metra i gjerë, 4,4 metra i lartë si dhe 43,35 metra i gjatë. An-225 është i ndërtuar që nga punojësit e flotës Antonov Airlines në mënyrë që të transportonin objekte që dikur mendohej që ishte e pamundur për t’i lëvizur nga ajri, të tilla si lokomotiva apo gjeneratorë deri në masën 150-ton.

 


Ky aeroplan është kthyer në një pasuri të organizatave ndërkombëtare për aftësinë e tij për të transportuar sasi të mëdha të furnizimeve emergjente gjatë operacioneve të ndihmave në raste fatkeqësish.
Avioni ka fituar plot 240 rekorde botërore, duke përfshirë transportin e ngarkesave më të rënda në masën e 253 tonëve, pjesët më të rënda me masë 186,7 ton, si dhe ngarkesën me gjatësi deri në 42,1 metra. Antonov An-225 është avion ëndërrash për tifozët e aviacionit.

Karakteristikat e përgjithshme


Gjatësia: 84 m (275 ft 7 in)
Gjatësia e krahëve: 88,4 metra
Lartësia: 18,1 metra
Zona e krahëve: 905 m2
Pesha bosh: 285.000 kg
Max i peshës në fluturim: 640.000 kg
Kapaciteti i karburantit: 300.000 kg
Ngarkesa që mund të mbajë - vëllim 1,300m3, gjatësi 43.35m, 6.4m gjerësi, lartësi 4.4 m.
Motorri: 6 × ZMKB Progress D-18 turbofans, 229.5 kN secili
Shpejtësia maksimale: 850 km / h


Më të lexuarat