Secondary Adv

Makinat elektrike do te shkurtojne vende pune

Share on Google+

Shefi ekzekutiv i Volkswagen është shprehur se prodhimi i makinave elektrike do ti shkaktojnë firmës 14.000 vende pune të shkurtuara brenda 2020. 

  

Gjatë një konference me prodhues të makinave në Wolfsburg, ai u shpreh se kërkesa e re për reduktuar çlirimin e dioksidit të karbonit në të gjithë llojet e brandeve të makinave, mund të përfundojë në vendosjen e një targeti ku 1 në 3 makina të shitura të jetë elektrike. Parlamenti Europian muajin e fundit u shpreh se duhet shkurtuar ndotja e dioksidit të karbonit që vjen nga makinat e reja në rreth 40 përqind deri në vitin 2030. 

 

Sipas shefit ekzekutiv të VW, shumë prej prodhuesve lider të automjeteve do tu duhet të përshtaten me kushte e reja dhe teknologjitë gjithnjë e më shumë në zhvillim, në të kundërt do të kenë vetëm 50 përqind të shanseve për të mbijetuar në treg. Prodhuesit e makinave kanë përshkallëzuar ankesat e tyre rreth rregullave të reja, sidomos goditjet e fundit ndaj makinave me naftë në disa qytete të Gjermanisë, duke u shprehur se veprime të tilla do të ndikojnë keq tek prodhuesit e makinave por edhe do të shkurtojnë vende pune. Firmat Gjermane që prodhojnë makina, si BMW, Audi, Mercedes kontrollojnë rreth 90 përqind të tregut të makinave. 

 

Përpjekja për të shkurtuar emisionet ose çlirimin e gazeve të dëmshme, do të ketë ndikim negativ në automjetet e shpejtësisë së lartë, dhe kryesisht markat prodhuese Gjermane. Për të bërë të mundur reduktimin në 40 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit brenda 2030, Volkswagenit i duhet që gjysma e makinave që shet të jenë plotësisht elektrike. Kalimi nga motorr me djegje në makina elektrike, mund ti kushtojë Volkswagenit rreth 14.000 vende pune deri në 2020. 

 

VW po rinovon ndarjen e komponentëve të saj, që zë një pjesë të mirë të tregut me  170 miliardë euro të shpenzuara për prokurimin, zhvillon dhe ndërton pjesë të makinave në 56 vende në të gjithë globin dhe punëson rreth 80,000 njerëz."Që nga 1 Janari, komponentët e Volkswagen do të veprojnë si një entitet ekonomikisht i pavarur," tha Diess. Secila nga 56 fabrikat do të jetë e lirë të vlerësojë partneritetin dhe madje edhe të ndërtojë komponentë për prodhuesit e makinave të tjera, shtoi ai.


Më të lexuarat