Secondary Adv

Kina do te krijoje nje Hene artificiale

Share on Google+

Një qytet në Kinë po planifikon të krijojë një Hënë artificiale, e cila do të ndriçojë qiellin me një rreze deri 50 milje rreth saj.    

 

I ashtuquajturi sateliti ndriçues i cili është vendosur që të pozicionohet në qytetin jugperëndimor të Kinës, Chengdu brenda vitit 2020, mësohet se është tetë herë më i ndriçueshëm se Hëna e vërtetë. Hëna artificialeplanifikohet të bëjë të mundur ndriçimin e qytetit edhe gjatë kohës së muzgut, duke u shndërruar në një burim të dytë ndriçimi në qiell, sëbashku me Hënën e vërtetë. 

 

Zyrtarët kanë zbuluar shumë pak detaje rreth projektit por gjithçka thuhet prej tyre është se Hëna artificiale do të plotësojë Hënën ose burimin e saj të dritës duke e bërë qiellin e Chengu gjatë natës shumë herë më të ndriçueshëm në vitet 2020. Gjithashtu projekti planifikon që të mund edhe të plotësojë me dritë mjaftueshëm qytetin, për të bërë të mundur edhe zëvendësimin e dritave të rrugës. Hëna artificiale mund të kontrollohet për të ndriçuar një zonë ndërmjet 10 deri në 80 kilometra gjërësi në 6 deri në 50 milje distancë. 

 

Hëna artificialetashmëka nisur të hasë kritika dhe skepticizëm rreth krijimit të saj apo efekteve që ka në mjedis dhe sidomos tek kafshët por edhe tek vëzhgimet astronomike. Hëna artificiale në fakt do të jetë një satelit i cili do të ndriçojë që nga hapësira ose distanca të largëta të qiellit, sipërfaqen e këtij qyteti, por që sipas krijuesve të saj ajo thjesht do të ofrojë një shkëlqim si të Hënës së vërtetë. Vetëm se do ti japë qiellit më shumë dritë se Hëna e zakonshme. Ky nuk është projekti i parë që kërkon të arrijë një gjë të tillë. 

 

Jo më larg se një vit më parë një ekip Rus u përpoq të krijonte objektin më të ndriçuar në Tokë  gjatë natës, pas Hënës. Por një përpjekje e tillë nuk rezultoi e sukseshme dhe projekti u ndërpre menjëherë pasi nuk u arrit efekti i dëshiruar. Nuk dihet ende se si do të jetë rezultati i përpjekjes së fundit që vjen nga Kina por mbetet për të pritur deri në testet paraprake të projektit.    


Më të lexuarat