Secondary Adv

Krijohen paketimet e para ekologjike te patatinave

Share on Google+

Një firmë Angleze prodhuese e patatinave ka krijuar paketimet e para të patatinave të cilat arrijnë të vetëshpërbëhen ekologjikisht brenda 26 javësh. 

 

Two farmers quhet marka më e re e patatinave, nga dy Anglezë të cilët kanë krijuar paketimin e parë të biodegradueshëm që do të kthehet në mbetje organike pas 26 javësh. Sean Mason dhe Mark Watson, nga Herefordshire, kanë mundur afatin e vitit 2025 për pako dekompozueshme të vendosur nga gjigandi Walker të prodhimit të patatinave, të cilët kohët e fundit hasën një reagim kundër paketimit të tyre jo të riciklueshëm. 

 

Paketimet janë bërë nga të prodhuara nga celulozë dhe pemë eukaliptike të qëndrueshme, thuhet në faqen e internetit të kompanisë, që do të thotë se mund të kthehen në natyrë në hapësirën e një gjysmë viti. Shijet e patatinave Two farmers janë katër dhe ofrojnë varietete të paprovuara dhe mjaft të veçanta. Paketimi mund të prishet brenda gjashtë muajve në një formë mjaft ekologjike dhe gjithashtu shiten në kuti të riciklueshme, thanë themeluesit. Krijuesit e kytyre paketimeve ekologjike shkruan në një postim:"Ne jemi krenar që po prodhojmë gamën tonë të re të patatinave në pako 100 për qind ekologjikisht të dekompozueshme, e para nismë që vjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe një hap i madh përpara në trajtimin e çështjeve tona të mbeturinave. 

 

"Paketimi i bërë nga ne do të shkatërrohet tërësisht në një mjedis mjaft natyror duke mos shkaktuar dëme. "Ne jemi vërtet të ngazëllyer për këtë risi dhe reagimet që kemi pasur janë të mrekullueshme, është shprehur një prej krijuesve". Nisma e tyre vjen fill pas irritimit të konsumatorëve ndaj një prej firmave më të njohura prodhuese të patatinave, e cila përdor paketime që nuk janë të riciklueshme dhe që shkaktojnë dëme masive në mjedis, bashkë me mbetjet e tjera plastike. 

 

Një tjetër kompani, Walkers ka njoftuar se do të bëjë pjesë të saj paketimet e riciklueshme si një nismë për mbrojtjen e mjedisit nga mbetjet e dëmshme, por që synohet të realizohet brenda vitit 2025. Prodhuesi britanik Walkers aktualisht prodhon në rajonin e 11 milion pako të reja çdo ditë. Risia që vjen nga firma Two farmers, është padyshim një hap i rëndësishëm dhe mjaft përpara në kohë krahasuar me përpjekjet e kompanive të tjera, kundrejt luftës ndaj mbetjeve plastike. 


Më të lexuarat