Secondary Adv

xArm roboti qe punon ne linjat e prodhimit

Share on Google+

Krahët robotikë prej dekadash kanë ndihmuar në linjat e prodhimit por xArm është roboti i krijuar për detyra specifike.  

 

Kompania ka krijuar tre versione të ndryshme të krahëve robotike, konkretisht xArm 5 Lite i cili zotëron një nivel fillestar dhe ka 5 nyje, me një aftësi mbajtëse ngarkesash deri në 2 kg, dhe me një specialitet të marrjes dhe sistemimit të gjerave. xArm 6 është versioni tjetër, për ngarkesa deri në 5 kg, si dhe gjashtë nyje të cilat i japin atij më shumë fleksibilitet. 

 

Dhe më i avancuari është krahu robotik i quajtur xArm 7, për ngarkesa 3.5 kg me 7 nyje, që arrin të krahasohet mjaft mirë me fuqinë fleksibilitetin dhe aftësinë e krahut të njeriut. Të tre krahët kanë një zgjatje prej 691 mm, janë të mbështjella me një skelet me fibra karboni për të reduktuar peshën e tyre, si dhe kanë montues universalë në fund, në këtë mënyrë mjete të ndryshme mund ti bashkangjiten. Këto mjete përfshijnë një kupë me vakum për thithje, të kompletuar me një kamera për ndjeshmëri më të mirë. 

 

UFactory thotë se xArm është i aftë të përsërisë lëvizjet e sakta brenda 0,1 mm. Për hir të sigurisë, xArm 6 dhe 7 gjithashtu kanë të ndërtuar zbulimin e përplasjes, duke ndalur proçesin e tyre përfundimisht brenda gjysmës së sekondit në rast se godasin diçka ose dikë. Për të siguruar që këto mjete janë aq të arritshme sa duhej të ishin, UFactory përfshin një seri softuerësh të quajtur xArm Studio për të ndihmuar njerëzit të programojnë vetë robotët për detyrat që ata dëshirojnë.  

 

XArm ndjek hapat e pajisjeve të mëparshme të UFactory, uArm Swift dhe Pro, të cilat kishin për qëllim më shumë në përdorim shtëpiak. XArm, nga ana tjetër, ka një çmim prej vetëm 2,299 dollarë për modelin 5 Lite, 4,999 dollarë për xArm 6 dhe 5,999 dollarë për xArm 7. Nëse gjithçka shkon mirë, xArm duhet të jetë në dalë në treg për shitje brenda vitit 2019.         


Më të lexuarat