Secondary Adv

Krijohet cemento me ekstrakt karrote

Share on Google+

Një grup kërkuesish kanë arritur të prodhojnë beton me përbërje të ekstraktit të karrotës për të krijuar një strukturë më të fortë dhe ekologjike. 

   

Një grup kërkuesish në univeristetin Lancaster Në Bitani, kanë përdorur një blender për të përzierë përbërës nga rrënjët e perimeve me çemento, për të parë nëse ato do të mund të prodhojnë një produkt më të fortë dhe më miqësor me mjedisin. Materiali i ri i bërë duke kombinuar çementon e zakonshme me qelizat e vogla të karrotave të nxjerra nga industria ushqimore, është rezistent ndaj krisjeve, dhe gjithashtu arrin të qëndrojë rreth 80 përqind më i fortë se sa produkti i zakonshëm. 

Përbërësit nuk janë vetëm më të mirë se produktet e zakonshme të çementos lidhur me vetitë mekanike dhe mikrostrukturore, por ato përdorin gjithashtu një sasi më të vogël të çementos, u shpreh një prej kërkuesve. Një gjë e tillë redukton në mënyrë të konsiderueshme konsumimin e energjisë si dhe të dioksidit të karbonit lidhur me prodhimin e çementos. Shtimi i karrotës parandalon krisjet e betonit, sipas ekipit që punon dhe ndodhet pas këtij studimi. Gjithashtu sipas tyre reduktimi i sasisë së çementos së nevojshme për prodhimin e betonit, do të sillte edhe si rrjedhojë uljen sasisë globale të dioksidit të karbonit që çlirohet në ajër. Çemento është përgjegjëse për rreth 7 përqind të nxjerrjes totale të dioksidit të karbonit, pra 7 përqind e të gjithë dioksidit të karbonit që çlirohet në ajër, lidhet me këtë produkt kaq të përdorur në ndërtim. 

 

Si dëshmi e konceptit të studimit, kërkuesit arritën të zbulonin se shtimi i nano qelizave të karrotës, rezulton në kursimin e rreth 40 kg çemento, dhe dioksid karboni gjithashtu, për çdo metër kub beton. Duke folur për studimin e kryer, një prej kërkuesve u shpreh se në zbulimet e tyre rezultoi se mund të rritej fuqia e betonit në rreth 80 përqind, duke përdorur një sasi të vogël të materialit të ri. “Rezultati ynë paraprak tregoi se duke shtuar rreth një gjysëm kile të nanomaterialit të karrotës, do të reduktohej rreth 10 kilogramë çemento për për çdo 1 metër kub beton”, thuhej në studim. Ekipi i studiuesëve gjithashtu janë përpjekur të përdorin edhe fibrat e panxharit të sheqerit përzjerjen e çementos, si dhe disa lloj perimesh të tjera. 

Ata do të vazhdojnë të testojnë përzierjet e tyre me partnerët komercialë, të cilët janë një kompani e cila bën bojëra duke përdorur fibrat e rrënjëve të perimeve. Kërkuesit gjithashtu po punojnë për të gjetur një mënyrë për të shtuar komponentët e rinj tek strukturat e betonit t përfunduara, si një formë korigjimi, për ti bërë ato më të forta pa qënë nevoja për ti ribërë. Deri më tani ata po mendojnë  rreth përdorimit të shtresave të hollë të ndërtuara nga materiali me bazë bimore që mund të shtohet si përforcim. Këto shtresa do të jenë më fleksibël sesa alternativa të tilla si fibra karboni, që do të thotë se ata do të mbrojnë më mirë kundër forcave potencialisht të dëmshme. Gjatë një projekti dyvjeçar, ata do të testojnë më tej aftësitë e materialit dhe do të kërkojnë mënyra për ta përfshirë atë në industrinë e ndërtimit.      


Më të lexuarat