Secondary Adv

Zbuloni mrekullite e Ishujve Karaibe

Share on Google+

Kur thua Ishujt Karaibe padyshim që na vjen ndërmend parajsa e natyrës dhe detit, por secili prej ishujve ka veçantinë e tij dhe ofron atraksione të ndryshme. 

 

Ishujt Karaibe janë mrekullia dhe parajsa mbi tokë, për shkak se natyra, deti dhe gjithçka që ofrohet dhe mund të gjendet në këto ishuj, formojnë një eksperiencë vërtet të paharrueshme. Çdokush do të donte të vizitonte secilin prej këtyre ishujve, por për të gjetur veten sa më mirë dhe përshtatshëm në këto vende, po ju sjellim disa prej të veçantave të tyre. Disa ishuj njihen si të përshtatshme për udhëtimet familjare dhe disa të tjerë si vende të përkryera për çiftet e sapomartuara, por edhe për ata të cilët kanë një buxhet të kufizuar. Gati të gjithë të përshtatshëm për sportet ujore, dhe sigurisht që të gjithë këta ishuj, ofrojnë një pamje të mrekullueshme të natyrës përzier me detin dhe shërbimet që ofrojnë këta ishuj mahnitës.    

 

ANTIGUA 

 

Vendi më i mirë për: Pushues me buxhet të kufizuar, muaj mjalti, familjet e reja, si dhe për ata që adhurojnë lundrimin.  

BAHAMAS

 

Vendi më i mirë për: Adhuruesit e natyrës, peshkimin, si dhe padyshim për të shijuar plazhet e mrekullueshme. 

BARBADOS

  

Vendi më i mirë për: udhëtimet me familjen, plazhet magjepsëse, serf, si dhe sporte të tjera ujore.  

JAMAICA 

 

Vendi më i mirë për: jetën e natës, të dashuruarit pas ushqimit, pushues me buxhet të kufizuar, dhe për adhuruesit e muzikës dhe ecjeve në këmbë.  

GRENADA

 

Vendi më i mirë për: Ata që pëlqejnë ushqimin, vrapin, dhe padyshim edhe natyrën e mrekullueshme që ofron ky ishull.  

ST LUCIA 

 

Vendi më i mirë për: Familjet aktive dhe që janë të dhënë pas sporteve ujore, udhëtuesit e vetëm, si dhe për ata që e duan natyrën dhe gjithashtu relaksin në një Spa fantastike.  


Më të lexuarat