Secondary Adv

Uber Eat shume shpejt shperndarje me dron

Share on Google+

Uber Eat është shërbimi i shpërndarjes së ushqimeve që tashmë sipas kompanisë do të ofrojë shpërndarje përmes flotës së saj të dronëve brenda 2021.      

  

Punimet për krijimin e flotës së saj të dronëve të shpërndarjes Uber do i nisë brenda vitit 2019, kud he pritet që në 2021 të jenë gati dhe komercialisht operacionalë. UberExpress mendohet se do të quhet shërbimi i ri i cili është në partneritet me shumë supermarkete në vend dhe që gjithashtu do të jetë pjesë e UberEats, biznesi i shpërndarjes së ushqimit që kjo firmë tashmë ka. 

 

Uber ka folur për krijimin e një shërbimi të shpërndarjes përmes dronëve për shumë muaj. Në Maj, CEO i Uber Dara Khosrowshahi tha se firma ishte duke zhvilluar dronë që mund të dorëzojnë ushqim në shtëpitë e klientëve në një kohë relativisht të shkurtër, jo më shumë se 5 minuta. 'Uber nuk mund të jetë vetëm për makina,' tha Khosrowshahi në maj."Duhet të jetë për mobilitetin."Është besimi im personal se një çelës për zgjidhjen e lëvizshmërisë urbane është patjetër zgjedhja e rrugës më të mirë për të çuar në kohë dhe me efikasitet porosinë në dyert e klientëve në çdo qytet. 

 

Ne kemi nevojë për dronë që fluturojnë porositë e klientëve tanë, pra dronë që shpërndajnë porositë e bëra në kohë rekord'. Uber dhe Amazon kanë rritur vazhdimisht përpjekjet e tyre për të bërë shërbime të shpërndarjes përmes dronit komercialisht operacionale. Por lëvizjet janë vonuar nga pengesat rregullatore pasi zyrtarët amerikanë mbeten të kujdesshëm. Uber është duke marrë pjesë në një program të testimit të droni komercial të administruar nga Departamenti Amerikan i Transportit, një program që veçanërisht ka lënë jashtë Amazon si pjesëmarrës. Si pjesë e programit të testimit, Khosrowshahi tha se firma është duke testuar dronët e saj të shpërndarjes së ushqimit, për tu kthyer në kompaninë e parë që e bën të mundur një shërbim të tillë për konsumatorët. 

 

Ai parashikon që njerëzit do të jenë në gjendje të "shtypin një buton dhe menjëherë brenda pak minutave të mund të marrin ushqimin apo gjithçka që dëshirojnë në pragun e shtëpisë së tyre". Konceptet e automjeteve që fluturojnë  për Uber nuk janë të kufizuara vetëm tek dronët. Jo më larg se disa kohë më parë firma shpalosi modelet e saj të dizajnit Uber Air, të cilat përfshijnë një taksi elektrike fluturuese që mund të arrijë të transportojë deri në katër pasagjerë në brendësinë e saj. Uber ka në plan të nisë shërbimin e taksive ajrore në vitin 2020, me automjetet e veta të fluturimit që do të pasojnë brenda pesë ose 10 viteve të ardhshme.


Më të lexuarat