
Ekspertet paralajmerojne fundin e Facebook
Sipas ekspertëve problematikat e fundit me të cilat është përballur Facebook lidhur me skandalet politike dhe privatësinë, mund të çojnë në fundin e tij.
Kur Facebook bleu Instagramin për 1 miliard dollarë në vitin 2012, dukej si një lojë e rrezikshme për një aplikacion të paprovuar. Gjashtë vjet më vonë, ai aplikacion i vogël së bashku me Messenger dhe WhatsApp, shërbejnë si rrjeti i sigurisë së Facebook për një të ardhme. Sigurisht, Facebook mbretëron ndër mediat sociale sot. Sidoqoftë, mes problemeve në dukje të pafundme të kompanisë lidhur me ndërhyrjet e zgjedhjeve, keqinformimit, mungesën e privatësisë, pirateri dhe gjuhën e urrejtjes, ideja që Facebook nuk mund të jetë gjithmonë në krye, ka filluar të qëndrojë.
"Facebook mund të marrë fund", tha David Kirkpatrick, i cili shkroi një libër të vitit 2010 mbi historinë e hershme të Facebook. Në një intervistë, ai tha se çështja e manipulimit të zgjedhjeve 'mund të bëhet kaq e tmerrshme dhe problematike sa që do të shkaktojë edhe largimin e reklamuesve nga ky rrjet social, duke sjellë kështu dalëngadalë edhe fundin e rrjetit social që prej kohësh ka qëndruar në krye për numrin e reklamuesve dhe të ardhurave që vijnë prej tyre. Kjo për shkak se ajo çfarë kohët e fundit është zbuluar rreth Facebook, lidhur me mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve, shkelja e privatësisë ne biseda dhe gjithashtu karakteri keqinformues, por edhe skandalet politike, mund tu duket reklamuesve një investim i rrezikshëm reklamimi në të. Tani për tani, Facebook është një rrjet social gjërësisht i përdorshëm dhe gjithashtu burimi më i përdorshëm për reklamuesit.
Ai ka 2.23 miliardë përdorues, një numër që është ende në rritje me një ritëm të goxha të mirë jashtë Amerikës. Sipas analizave të bëra nga Wall Street, të ardhurat e Facebook do të arrijnë rreth 55 miliardë dollarë deri në fund të 2018. Ndërkohë që kompania nuk i ndan të ardhurat midis aplikacioneve të saj, eMarketer vlerëson se Instagram do të sjellë 16 për qind të të ardhurave të reklamave të Facebook këtë vit dhe 25 për qind deri në vitin 2020. 'Në fakt, Instagram po bëhet shërbimi më i kërkuar midis mediave sociale për shumë marka për të bërë të mundur bashkëveprimin sa më efikas me konsumatorët. Facebook po punon shumë për të siguruar që Messenger dhe më vonë, WhatsApp, të bëhen biznese të suksesshme po ashtu. Facebook, natyrisht, po punon shumë për të nxitur njerëzit dhe bizneset në këtë drejtim, duke i bindur ata se komunikimi përmes Messenger është më efikas se, për shembull, duke dërguar email, duke telefonuar, ose përmes Twitter.
Facebook po punon shumë për të nxitur njerëzit dhe bizneset në këtë drejtim, duke i bindur ata se komunikimi përmes Messenger është më efikas se, për shembull, duke dërguar email, duke telefonuar, ose përmes Twitter. Megjithatë, duke pasur parasysh se njerëzit nuk kanë nevojë për një llogari në Facebook për të përdorur Messenger, ndoshta një ditë do të jetë. Në fund të fundit, njerëzit po përdorin më shpesh Facebook, madje edhe kur ata futen në Instagram dhe shërbimet e saj të mesazheve. Një studim i Qendrës Kërkimore Pew kohët e fundit zbuloi se pak më shumë se gjysma e adoleshentëve përdorin Facebook, ndërsa 72 për qind përdorin Instagram."Ideja ka qenë gjithmonë jo për të zëvendësuar Facebook, por për ta shtuar atë," tha Nate Elliott, kreu i firmës hulumtuese të tregut Nineteen Insights. 'Por tani që reputacioni i Facebook është goditur, unë jam i sigurt se ata e shohin Instagramin si një politikë sigurimi shumë të mirë'.
Më të lexuarat








