
Mikrocipet qe implantohen ne brendesi te dores
Më shumë se 4,000 suedezë janë duke implantuar mikroçipë në brendësi të dorës së tyre, të cilët përmbajnë detaje rreth identitetit të personit.
Teknologjia miniaturë anashkalon nevojën për para, bileta, karta hyrje dhe madje edhe aksesin në media sociale. BioHax International është lider në industrinë e inovacionit dhe ka nxitur imagjinatën publike që nga fillimi i tij rreth pesë vjet më parë. Disa njerëz argumentojnë se përfitimet e fituara nga procedura e ashtuquajtur "hakerët e trupit" nuk i tejkalojnë rreziqet ndaj të dhënave të tyre private.
Në qershor të vitit 2017, SJ Rail, operatori i trenave suedez, njoftoi se rreth 100 njerëz po përdorin microchipat për të paguar udhëtimin e tyre me tren në vend të biletave. Udhëtarët me një mikroçip në dorën e tyre janë në gjendje të udhëtojnë kudo pa qënë nevoja për një biletë të zakonshme, duke qënë se të dhënat e biletës janë ngarkuar direkt e në pajisjen që është implantuar tek përdoruesi. Përgjegjësi i trenit mund ta lexojë chipin me një smartphone për të konfirmuar nëse pasagjeri ka paguar për udhëtimin e tij. Kjo ishte një nga përdorimet më të përhapura dhe më të zakonshme të teknologjisë dhe është parë të përdoret nga një shumësi kompanish progresive me teknologjinë që përdorin. Microchipping është adoptuar edhe nga platforma profesionale e mediave sociale LinkedIn. Projekti futuristic nuk ka shpëtuar nga kritikat, pasi ka gjeneruar mjaft shqetësime mbi jetën private të pasagjerëve.
Kur ky projekt u lançua fillimisht, ekzistonte rreziku që për një problem të vogël të sistemit, pasagjerët në vend të të dhënave të biletës, të shfaqnin përmes chipit të dhënat personale në LinkedIn. Ndërkohë që projekti është ende i disponueshëm vetëm në Suedi, sistemi i udhëtimeve në Angli përdor të njëjtin sistem NFC, por që lidhet me kartat bankare pa kontakt si dhe pak shërbime të tjera, por që në të ardhmen një sistem i tillë mund të përdoret në shumë fusha shërbimesh. Çipet elektronike janë rreth madhësisë së një kokrre orizi dhe janë futur nëpërmjet një shiringe në pjesën e prapme të dorës, shpesh mbi gishtin e madh. Disa kompani në Suedi tashmë ofrojnë shërbimin për punonjësit e tyre, shpesh falas, për t'i ndihmuar ata të hyjnë shpejt në ndërtesë ose të paguajnë për ushqimin në mensa.
Qytetarët suedezë kanë rënë dakord që prej një kohe të gjatë gjatë për ndarjen e të dhënave të tyre personale. Vendi ka një histori për ndarjen e informacionit personal, i cili mund të ketë ndihmuar në lehtësimin e pranimit të mikroçipit. Të dhënat personale në shtetin skandinav janë regjistruar nga sistemi i sigurimeve shoqërore, së bashku me organet e tjera administrative. Është e mundur që njerëzit të gjejnë pagat e njëri-tjetrit nëpërmjet një thirrjeje të shpejtë tek autoriteti tatimor. Z. Libberton tha:"Në Suedi, njerëzit janë shumë të kënaqur me teknologjinë dhe unë do të thosha se ka më pak rezistencë ndaj teknologjisë së re se në shumicën e vendeve të tjera". Disa ekspertë kanë kërkuar kujdes mbi shtrirjen e përdorimit të microchipping që është gjithnjë e më në rritje.
Ben Libberton, një mikrobiolog në Laboratorin MAX IV në qytetin suedez të Lundit u shpreh: "Për momentin, të dhënat e mbledhura dhe të përbashkëta nga implantet janë të vogla, por ka gjasa që kjo të rritet. "Më shumë të dhëna të ruajtura në një vend të vetëm, si në rastin e çipit, aq më shumë rrezik ekziston që ato të dhëna të mund të përdoren kundër nesh.
Më të lexuarat








