Secondary Adv

Nje mision per lindjen e njeriut te pare ne hapesire

Share on Google+

Një njeri mund të lindë në hapësirë ​​brenda vitit 2024, si pjesë e planeve për të nisur një grua shtatzënë në orbitë, e cila do të lindë fëmijën në një stacion hapësinor.    

 

Gjatë një misioni 36-orësh, nëna shtatzënë dhe një ekip mjekësh do të niseshin përmes një sateliti drejt hapësirës dhe do të sillnin një fëmijë në jetë rreth 250 milje mbi Tokë. SpaceLife Origin, kompani me bazë në Holandë e cila qëndron pas planeve për të kryer një mision të tillë kaq të pazakontë, po kërkon vullnetarë që të lindin në kozmos, të cilëve u kërkohet të kenë patur më parë dy 'lindje të përsosura'. 

 

Planet synojnë ti shërbejnë qëllimeve për kolonizimin njerëzor të hapësirës, ​​duke lejuar njerëzimin të riprodhohet në planete të tjerë. Misioni Cradle siç edhe është quajtur nga kompania, i cili konsiston në planin për të sjellë në jetë një fëmijë në hapësirë ​​deri në vitin 2024, u përshkrua nga një ekzekutiv i kompanisë si 'një hap i vogël për një fëmijë, por një hap i madh për njerëzimin'. Gruaja nuk do të ishte e ekspozuar ndaj forcave normale të gravitetit gjatë nisjes dhe orbita të posaçme me rrezatim të ulët do të përzgjidhen për të minimizuar ekspozimin ndaj dëmeve të rrezatimit të lartë, tha kompania. Një grup prej rreth 25 pjesëmarrësish do të zgjidhen, në mënyrë që të arrihet përzgjedhja e njërit prej tyre që mund të përputhej me misionin dy ditor. 

 

Kur fetusi është tetëmuajsh e gjysëm, lindja mund të nxitet në hapësirë, thotë kompania. Gratë do të pajisen me ekrane mjekësore dhe gjithashtu do të zhvillojnë disa teste hapësinore me situara të ngjashme për t'u përgatitur për sëmundje, por nuk do të pritet të kryejnë detyrat komplekse të kërkuara nga astronautët. Zgjedhja e kandidatëve do të fillojë në vitin 2022. Kees Mulder, drejtor ekzekutiv i firmës Holandeze, tha: "Nëse njerëzimi dëshiron të bëhet një specie shumë-planetare, ne gjithashtu duhet të mësojmë se si të riprodhohet në hapësirë. "Çdo kompani hapësinore, agjenci apo komb me ambicie për të kolonizuar planete të tjerë do të përfitojë nga partneriteti me ne për përfundimin e suksesshëm të planeve të tyre". 

 

Një projekt i lidhur, Misioni Lotus, do të synonte arritjen e konceptimit artificial njerëzor në hapësirë ​​deri në vitin 2021. Inkubatori mund të krijojë nivele të rregullueshme të gravitetit artificial, duke bërë të mundur hulumtimin mbi zhvillimin e embrionit të njeriut në nivelet e gravitetit të Hënës dhe Marsit, tha kompania. SpaceLife gjithashtu spekuloi se në të ardhmen njerëzimi mund të "gjejë metoda që lejojnë mënyrën e dëshiruar natyrore" të krijimit të fëmijëve në hapësirë. Një propozim i tretë, Misioni Ark, do të shohë qelizat riprodhuese njerëzore të ruajtura në hapësirë ​​në në një projekt që do të fillojë në vitin 2020.


Më të lexuarat