
2019 eshte viti i Galaxy S10 dhe telefonit te palosshem
Gjigandi Korean i teknologjisë pritet të nxjerrë tre modele të Galaxy S10, si dhe telefonin e shumë pritur që paloset, deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Një telefon i palosshëm ka qenë duke u punuar nga Samsung për shumë muaj me radhë, me spekulimet për një pajisjeje të tillë që u rritën më shumë se një vit më parë. Bloomberg tha se telefoni i palosshëm i Samsung është duke u zhvilluar nën një kod të fshehtë të quajtur 'Winner', i cili është në përputhje me raportet e mëparshme. Firma po punon mbi dy prototipe, njëri prej të cilëve është më i gjatë horizontalisht, ndërsa tjetri është më i gjatë vertikalisht.
Gjithashtu, do të ketë një ekran prej 4 inç në pjesën e jashtme, në mënyrë që përdoruesit të mund t'i kontrollojnë mesazhet dhe njoftimet e tyre pa pasur nevojë ta hapin atë. Ai gjithashtu peshon mbi 200g duke qënë se përmban një ekran masiv. Samsung ka testuar mekanizmin e palosjes së telefonit më shumë se 200.000 herë, që do të thotë se ka kaluar testet për qëndrueshmëri. Firma gjithashtu ka punuar me Google për të zhvilluar një version të veçantë të Android për pajisjen. Ndërkohë, analistët parashikojnë se Samsung do të ketë shumë për të provuar me telefonin me palosje, i cili duhet me patjetër të ketë suksesin e menduar për të qënë bindshëm konkurues, veçanërisht pasi rivalët si Apple dhe krijuesit e smartfonëve kinezë kanë shprehur interes në ndërtimin e modeleve të ngjashme.
Por një telefon i palosshëm nuk është pajisja e vetme që pritet të sundojë tregun vitin e ardhshëm. Samsung thuhet të jetë duke planifikuar të nxjerrë gjithashtu modelet Galaxy S10 dhe S10 Plus që kanë ekranet e lakuar OLED, sensorë fingerprint në ekran dhe pothuajse asnjë ndarje të ekranit në krye ose në fund. S10 gjithashtu do të ketë kamera të trefishtë në anën e pasme. Përveç këtyre pajisjeve, Samsung gjithashtu pritet të lëshojë një version më të lirë të S10. Ndryshe nga dy modelet e tjera, nuk do të shfaqë një ekran të lakuar ose një sensor fingerprint në ekran. Ky veprim vjen kur CEO i Samsung Mobile DJ Koh konfirmoi se një smartphone i palosshëm më në fund do të bëhej pjesë e tregut vitin e ardhshëm.
Koh nuk ofroi shumë hollësi për mënyrën se si është dizajnuar telefoni, por ai tha se kompania dëshiron t'u japë përdoruesve një produkt unik që është shumë më ndryshe nga një tabletë. Koh shpjegoi se procesi i zhvillimit ka qenë "i komplikuar", por se është pothuajse i përfunduar", tha CNBC. Samsung ka synuar për një telefon të palosshëm për shumë vite. Që atëherë, thashethemet kanë qenë vazhdimisht duke sugjeruar se Samsung mund të lëshojë së shpejti një telefon të palosshëm.
Një raport nga Wall Street Journal në korrik tha se Samsung po zhvillon një pajisje, me emrin e koduar 'winner', i cili ka një ekran që mund të ndahet në gjysmë si një portofol. Pritet të ketë një ekran prej 7 inç i cili kur paloset, përmban një kamera në pjesën e pasme dhe një shirit të vogël të ekranit në pjesën e përparme. Raportet e mëhershme kanë treguar se emri zyrtar i pajisjes do të jetë Galaxy X.
Anët e pajisjes mund të palosen brenda ose jashtë, për t'u transformuar në një tabletë. Kur nuk është në përdorim, ekrani i mesëm mund të shndërrohet në një touchpad, i cili mund të shndërrohet gjithashtu në një tastierë lojërash, në vend të DS Nintendo DS.
Më të lexuarat








