
Akuariumet me te cuditshme qe nuk i keni pare ndonjehere
Shpesh jeta është e mbushur plot me strese dhe shqetësime të pafundme ! A ju ka ndodhur që të keni tensionin e lartë apo pagjumësi? Të marrësh një akuarium në shtëpi, mund të jetë një mënyrë e mirë për t'u çlodhur!
Shumë studime kanë treguar se të pasurit një akuarium dhe të shikuarit peshqit në mënyrë të përditshme mund të zvogëlojë nivelin e stresit tuaj, të ulë tensionin e gjakut dhe me padyshim që do t’ju bëjnë të ndiheni më të relaksuar.
Por përveç përfitimeve shëndetësore, akuariumi mund të jetë një element zbukurues për shtëpinë tuaj që tërheq gjithmonë shumë vëmendje, ndaj luani me format e pazakonta, vini në punë fantazinë dhe pse jo të porosisini një të tillë posacërisht për ju! Mëposhtë do t’ju tregojmë disa akuariume të pazakonta dhe tepër krijuese.
1. Akuariumi më i vogël në botë
Ky është akuariumi më i vogël në botë. Miniatura është bërë prej qelqi dhe është vetëm 30 mm e gjerë, 24 mm e ngushtë dhe 14mm e thellë, mund të mbahet në pëllëmbë të dorës. Ajo është aq e vogël sa ka vend vetëm për këta peshq zebër të vegjël.
2. Akuariumi nën dyshemenë e vallëzimit
Ka shumë bare në botë që janë ndërtuar pranë një akuariumi, por jo aq shumë, ku në dyshemenë e kërcimit është një akuarium gjigant me peshq. Në Austin, Texas, ky akuarium është mbushur me peshkaqenë.
3. Akuariumi iMac
Këta akuariume janë krijuar për tifozët e Apple në mbarë botën. Jake Harms transformon kompjuterat Apple të vjetër në akuariume për vetë formë e rrumbullakët që kanë këta monitorë.
4. Akuariumi në formën e hartës së botës
“Harta Botërore është një akuarium qelqi, i cili mund të shfrytëzohet për udhëtime të gjata dhe aventura nga peshqit” (Designer: Takuro Yamamoto).
5. Akuariumi labirinth
Akuariumi është në formën e një labirinthi. Problemi më i madh është se duhet më shumë një person për të pastruar këtë akuarium.
6. Akuariumi në shtrat
Akuariumi shtrat është një nga më ekstravagantët në planet dhe na sjell ndërmend Poseidonin. Shtrati përbëhet nga materiale të kualitetit të lartë dhe ofron një pamje të pashembullt të akuariumit të madh me jetën e larmishme detare.
7. Akuariumi në stacionin e autobusit
A nuk do të ishte bukur, që ndërsa jeni duke pritur autobusin, të keni një akuariumi plot me peshq për të soditur? Ky stacion autobusi është dizenjuar në Brazil, i quajtur “AqurioMania.” Strategji të tilla marketingu mund të kushtojnë shumë shtrenjt, por patjetër japin një efekt të padiskutueshëm.
8. Akuariumi i ngrirë
Ky është një akuariumi shumë i ftohtë, në fakt, është i ngrirë! Kjo tërheqje turistike është vendosur në Portin Kesennnuma në veri të Japonisë. Oktopodë, gaforre dhe peshq të tjerë janë ngrirë dhe shfaqen në blloqe të mëdha, të qarta të akullit. Akuariumi përmban mbi 450 ekzemplarë detare të përfshira në rreth 50 kube akulli, ku temperatura mbahet në – 20 gradë Celsius.
9. Akuariumi tub
Këtë e dizenjoi një djalosh, i cili është me të vërtetë i apasionuar pas peshqve dhe akuariumeve. Ai e bëri këtë akuarium tub, i cili është në të gjithë kafenë. Ju mund të uleni në një vend, të relaksoheni dhe të shikoni duke notuar peshqit në këto tubacione. Është shumë e pazakontë! Peshku mund të lëvizë nga një akuariumi në tjetrin për shkak të këtyre tubacioneve që i lidhin ato.
10. Akuariumi tavolinë
Tani, jo vetëm që mund të shikoni peshqit e akuariumi tuaj, por gjithashtu mund të punoni me qejf, duke mbajtur larg tensionin dhe presionin e punës me këtë krijim.
11. Akuarium këpucë
WK Tokio Lab është i njohur për të menduarit dhe fushatat progresive, kështu që vjen si befasi një atlete Nike klasike, si një akuarium peshku. Me tre peshq të kuq dhe një barishte, këpuca transparente u dizenjua për projektin 78 Nike.
12. Akuariumi lavaman
Një peshk tropikal në një akuarium është diçka për t’u qetësuar dhe zakonisht këtë e shihni në sallon, por jo në banjo? Lavamani Moody Aquarium do të gjallërojë rutinat e mërzitshme si larjen e duarve dhe të dhëmbëve.
Më të lexuarat








