
Niveli i CO2 sot me i larti ne 15 milione vjet
Sipas një studimi rezulton se ne kemi rritur nivelin e CO2 në Tokë, një gaz i dëmshëm me efekt serrë, duke e çuar atë në nivelet më të larta në 15 milion vjet.
Numri 15 milion është dukshëm më i lartë se një statistikë e përmendur shpesh nga gjeologët dhe shkencëtarët e klimës: Që nivelet e sotme të karbonit janë më të lartat që kanë qenë në Tokë në të paktën 800,000 vjet, pasi ka prova të pakundërshtueshme të cilat kanë mbetur në akullin e lashtë të planetit. Këto matje, të quajtur gjerësisht proxies, përfshijnë përbërjen kimike të planktonit të vdekur dhe dëshmi të ruajtura në qelizat e frymëmarrjes, ose stomata, të bimëve të lashta.
Shkencëtarët kanë identifikuar shifrën 15 milionë duke matur dhe ri-matur proxies në të gjithë botën."Është një dokumentacion i mirë shkencor, por është një matje e tërthortë", tha në një intervistë Michael Prather, një profesor i shkencave të sistemit të tokës në Universitetin e Kalifornisë Irvine."Dhe ka disa linja të ndryshme provash," shtoi Prather, një autor kryesor në raportet klimatike të OKB-së, duke cituar provat e dioksidit të karbonit në jetën detare të fosilizuar. "Matjet e drejtpërdrejta të niveleve të dioksidit të karbonit tregojnë kohët e fundit 410 pjesë për milion, ose ppm, numri më i lartë i regjistruar në historinë njerëzore."Në pjesën më të madhe, dioksidi i karbonit ishte nën 400 ppm për 14 milion vitet e fundit apo më shumë," tha në një intervistë Matthew Lachniet, një paleoklimatolog në Universitetin e Nevadas, Las Vegas.
Mund të ketë qenë një kohë rreth 3 milion vjet më parë gjatë një periudhe tejet të ngrohtë të quajtur Epoka e Pliocenit, kur nivelet e detit ishin midis 16 dhe 131 metra më të larta se sot, gjatë të cilave përqendrimet e karbonit mund të kishin përafruar nivelet aktuale."Sidoqoftë, përqendrimi i CO2 aktualisht në atmosferën e Tokës është më i lartë ose është pothuajse aq i lartë sa ka qenë gjatë çdo periudhe kohore gjatë 15 milion viteve të fundit," Daniel Breecker, një paleoklimatolog në Universitetin e Teksasit në Austin Jackson School of Geosciences. Diferenca kritike sot, është se emetimet e karbonit pritet të vazhdojnë të rriten. Me çlirimin pa kontroll të lëndëve djegëse fosile, akumulimet e karbonit thjesht do të vazhdojnë të rriten."Sigurisht, përqendrimet e C02 nuk do të ndalen sot," tha Lachniet. "Ne ndoshta do të arrijmë 550 deri në 600 ppm."
Këto lloje të përqendrimeve të karbonit të lartë nuk janë përjetuar në Tokë për më shumë se 20 milionë vjet, vuri në dukje Lachniet. Megjithatë, disa studiues të tjerë kanë argumentuar se klima e sotme ka përqendrimin më të madh të gazrave serrë, kur gazra si metani (gaz natyror) dhe oksidi i azotuar janë shtuar në përzierje në 20 milionë vjet. Kjo ide, e quajtur "ekuivalenti i dioksidit të karbonit", ka njëfarë mbështetjeje në komunitetin e klimës. Në fund, nuk është vetëm përqendrimi aktual i dioksidit të karbonit që ka rëndësi, por është sa i ndjeshëm rezulton të jetë në fund planeti në përballje me një akumulim të tillë të karbonit, vuri në dukje Breecker.
Më të lexuarat








