
Sophia eshte roboti i pare qe pajiset me vize
Roboti humanoid Sophia, i pajisur me inteligjencë artificiale, është roboti i parë që pajiset me një vizë dhe po ndërmerr një tur nëpër botë.
Roboti që ka pamjen e një femre u pajis me një vizë elektronike pas mbërritjes së saj në Aeroportin Ndërkombëtar në Baku të Azerbajxhanit pak para takimit me presidentin e vendit Kaukaz, Ilham Aliyev. Roboti i famshëm ndodhet në Azerbajxhan për një konferencë të teknologjisë, ku ajo është një prej folëseve pryesore në konferencë.
Sophia u shfaq fillimisht dy vjet më parë si një kokë super-inteligjente si roboti me një fytyrë realiste të ngjashme me atë të një njeriu, që ishte në gjendje të hapë dhe mbyllë sytë, të shihte nga njëra anë në tjetrën dhe të fliste. Por përdorimi elokuent i gjuhës dhe shprehjet e ndërlikuara të fytyrës kanë ngjallur dyshime në mesin e ekspertëve të inteligjencës artificiale, të cilët thonë se Sophia është thjesht një "kukull e sofistikuar". 'Zoti. Presidenti, unë jam e kënaqur të takohem me ju. Azerbajxhani më ka mahnitur, tha Sophia ndërsa u takua me Aliyev në qytetin jugor të Imishlit në Azerbajxhan javën e kaluar."Kam parë stilin unik arkitekturor të Baku, ndërtesat moderne dhe arritjet e tjera teknologjike.'
Gjithashtu ata morën pjesë në ceremoninë inaguruese të një qëndre të re shërbimi të ndërtuar nga Rrjeti i Shërbimit dhe Vlerësimit të Azerbajxhanit, një platformë qeveritare e këtij vendi. Asan e pajisi në përfundim të inagurimit, roboti Sofia me një vizë elektronike. Pavarësisht axhendës tuak mjaft të zënë, ju keni mundur të vini në Azerbajxhan, u shpreh presidenti i vendit. Ne së bashku po hapim një qëndër të re të teknologjisë, që është edhe një inovacion por që gjithashtu reflekton aftësitë tona dhe qëllimet për të ndërtuar një shtet modern. Roboti Sophia është modeluar nga Audrey Hepburn, dhe është dizejnuar nga frma e robotikës në Hong Kong e quajtur Hanson Robotics.
Roboti në mënyrë të pabesueshme u shndërrua në robotin e parë të cilit i garantohen të drejta ligjore në një event në Arabinë Saudite të zhvilluar vetëm një vit më parë. Ndërkohë që Sofia ka disa aftësi të pabesueshme, ajo nuk ka ende ndërgjegje, dhe gjithashtu është e paqartë se sa inteligjenca artificiale drejton lëvizjet e saj dhe aftësinë për të folur. Sofia është padyshim prodhim i mëndjes së doktor David Hanson, një udhëheqës i robotikës, i cili gjithashtu qëndron në krye të firmës Hanson Robotics që ka krijuar robotin.
Dr. Hanson pohoi në maj se androids do të ndajnë të njëjtat të drejta civile si njerëzit deri në vitin 2045, duke përfshirë të drejtën për t'u martuar me njerëzit dhe me robotë të tjerë. Ai shkroi në një hulumtim që deri në vitin 2029 inteligjenca artificiale e robotëve do të përputhet me inteligjencën e një njeriu një vjeçar. Kjo do të hapë rrugën për robotët dhe industrinë e tyre për të marrë poste të ulëta në shërbimet ushtarake dhe ato emergjente vetëm dy vjet më vonë në vitin 2031, duke çuar në të drejta të plota një dekadë më vonë.
Më të lexuarat








