×
Secondary Adv

Ndotja shkakton gjysem milion vdekje ne Europe

Share on Google+

Sipas Agjensisë Europiane të Mjedisit, emetimet e dëmshme që ndotin ajrin vazhdojnë të qëndrojnë në nivele relativisht të larta në shumë vende të botës.      

 

Cilësia e ajrit në të gjithë Europën është duke u përmirësuar me ritme shumë të ngadalta por ndotja e grimcave të ajrit si pasojë lidhet me gati gjysëm milionë vdekje të parakohëshme në të gjithë Bashkimin Europian. Sipas agjensisë me bazë në Kopenhagen shumica e vdekjeve të parakohshme në Europë gjatë vitit 2015, rezultuan të jenë për shkak të grimcave të vogla të cilat gjenden në ajër dhe që përmbajnë elementë të dëmshëm për shëndetin e njeriut.  

Këto lëndë njihen si PM2.5. Megjithatë, përmirësimet në cilësinë e ajrit do të thotë numri i vdekjeve të parakohshme është rreth gjysma e nivelit që ishte në vitin 1990, tha agjencia. Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet të rrisim përpjekjet tona për të adresuar shkaqet, tha kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx. Evropa duhet 'të dyfishojë përpjekjet e saj për të reduktuar emetimet e shkaktuara nga transporti, energjia dhe bujqësia dhe të investojë në t'i bërë ato më të pastra dhe më të qëndrueshme', shtoi ai. Studimi Evropian ishte një pasqyrë e përditësuar dhe analiza e cilësisë së ajrit në të gjithë 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe 11 vendet jo të BE-së nga viti 2000 deri në vitin 2016, viti më i fundit për të cilat të dhënat ishin në dispozicion. 

 

Të dhënat, të mbledhura nga më shumë se 2.500 stacione monitoruese në të gjithë kontinentin, arritën në përfundime se trafiku rrugor vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit të Evropës, me oksidin e azotit që çlirohet nga makinat me naftë veçanërisht i përhapur në qytetet e mëdha të tilla si Londër dhe Paris si dhe në pjesë të mëdha e Gjermanisë dhe Turqisë. Nivelet e oksidit të azotit, apo NOx, kanë rënë që nga fillimi i shekullit, pjesërisht për shkak të filtrimit më të mirë të gazit të dëmshëm. Prodhuesit e automjeteve evropiane janë nën presionin e qeverive dhe BE-së për të reduktuar më tej emetimet e tyre të NOx pas zbulimeve që disa prodhues po mashtrojnë në testet e kryera lidhur me këtë burim ndotës dhe nivelin e tij. PM2.5 u gjet të jetë përgjegjës për rreth 391,000 vdekje të parakohshme në 28 vende të ndryshme në vitin 2015. 

 

Raporti gjithashtu zbuloi se 76,000 vdekje të parakohshme ishin të lidhura me dioksidin e azotit dhe rreth 16,400 dhe me nivelin e ozonit në vendet e BE-së në të njëjtin vit. Studimi i ZEE gjithashtu zbuloi se përqendrimet më të larta të PM2.5 janë në Italinë veriore, Poloni, Ballkan dhe Turqi. Ndërkohë, rajoni i Mesdheut regjistroi veçanërisht nivele të larta të ozonit toksik, i cili formohet nga reaksionet kimike të NOx-it dhe rrezet e diellit. Paralajmërimi i ZEE u pasqyrua nga një raport i publikuar ditët e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila përmendi rrezikun e veçantë për fëmijët nga ndotja e ajrit. 

 

Agjencia shëndetësore e OKB-së konkludoi se ndotja e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm në të gjithë botën kontribuoi në infeksionet e aparatit të frymëmarrjes që rezultoi në 543,000 vdekje tek fëmijët nën moshën pesë vjeçare në vitin 2016. Fëmijët ishin veçanërisht të rrezikuar në vendet e varfëra ku përdorimi i brendshëm i sobave të drurit ose qymyrit është i zakonshme, tha OBSH. 'Numri më i madh i sëmundjeve dhe vdekjes i zbuluar nga këto të dhëna të reja duhet të rezultojë në një thirrje urgjente për veprim për komunitetin global', tha organizata me bazë në Gjenevë.


Më të lexuarat