×
Secondary Adv

Inagurohet statuja me e larte ne bote

Share on Google+

Tashmë bota ka një statujë të re, e cila është sipas përmasave të saj statuja më e madhe në botë, duke thyer rekordin e lartësisë së Statujës së Lirisë.  

 

Qeveria indiane më në fund ka inaguruar dhe shfaqur për publikun Statujën e Unitetit, një strukturë 597 metra e lartë që nderon Vallabhbhai Patel, një nga etërit themelues të Indisë moderne. Kryeministri Narendra Modi mori pjesë në inagurimin e 31 tetorit, ditë kjo e zgjedhur posaçërisht pasi që është ditëlindja e Patel dhe gjithashtu Dita Kombëtare e Unitetit. 

 

Statuja e cilësuar si Statuja e Unitetit ngrihet mbi lumin Narmada në shtetin perëndimor të Gujarat. U deshën pikërisht katër vjet për të ndërtuar statujën e cila është bërë nga çeliku, betoni i përforcuar dhe që gjithashtu ka një veshje prej bronzi për të kapërcyer mbajtësin e mëparshëm të rekordit, Tempullin Pranveror të Budës në Kinë, e cila është rreth 420 metra e lartë. Statuja e Unitetit kushtoi rreth 420 milionë dollarë për tu përfunduar dhe u ndërtua nga Larsen & Toubro. Firma me qendër në Mumbai është një nga më të mëdhajat në vend dhe ka qenë përgjegjëse për ndërtimin e projekteve të tilla të profilit të lartë si Aeroporti Ndërkombëtar i Nju Delhi dhe Tempulli Lotus.  

Skulptura është projektuar nga Ram V. Sutar, një skulptor 93-vjeçar indian, i cili është ndër dizenjatorët më të famshëm në rajon. Çdo herë që një statujë është ngritur në emër të unitetit, ngjashmëritë me Statujën e Lirisë së Nju Jorkut janë të paevitueshme. Dhe Statuja e Unitetit e Indisë nuk është përjashtim. Ndërsa Statuja e Lirisë prej 305 metra e lartë nuk ka të krahasuar me lartësinë gati edhe njëherë më të maadhe të Patel, të dy ndajnë idealet e ngjashme të përfshirjes. Në të vërtetë, Patel ishte me ndikim në përfshirjen e më shumë se 560 shteteve indiane koloniale në një bashkim të vetëm.   

 

Statuja e Washington Square Parkut e Giuseppe Garibaldi ishte për të nderuar kontributin e tij në unifikimin e Italisë në shekullin e 19-të. Megjithatë, rekordet janë bërë për tu thyer dhe Statuja e Unitetit nuk është përjashtim. Është vlerësuar se deri në vitin 2021, India do të përfundojë ndërtimin e një tjetër statuje prej 696 metra të lartë të mbretit luftarak të shekullit të 17-të, Shivaji, përgjatë brigjeve të Mumbai.


Më të lexuarat