×
Secondary Adv

postBOT roboti autonom qe ben dergesa

Share on Google+

Starship Technologies ka nxjerrë për herë të parë shërbimin e shpërndarjes së pakove nëpër shtëpia përmes robotëve autonomë në Britaninë e Madhe.   

 

Ky është vendi i parë i cili përdor robotët autonomë të krijuar posaçërisht për shërbimin e dërgesave nëpër shtëpia. Banorët e qytetit Buckinghamshire, do të jenë të parët që do të kenë mundësinë të marrin pakot e tyre nëpër shtëpia, përmes një roboti në formën e një kutie në të cilin ruhen dërgesat. Një gjë e tillë do të bëhet e mundur sigurisht kundrejt një pagese mujore prej 7.99 paund. Për shërbimin është në dispozicion një aplikacion i posaçëm, i cili është i disponueshëm në IOS por edhe Android. 

 

Roboti është testuar vazhdimisht në rrugët e Londrës duke shpërndarë ushqime në disa prej kompanive, ku dhe është mësuar se si të shpërndajë porositë e drekës. Konsumatorëve që kërkojnë shërbimin do tu jepet një adresë personale që zëvendëson adresën e tyre të shtëpisë. Porositë grumbullohen në këtë adresë përmes formave tradicionale, dhe më pas merren nga roboti për ti dërguar ato në adresën e vërtetë të shtëpisë së konsumatorit, në një kohë mjaft të shpejtë. Milton Keynes, që është edhe zona ku do të veprojë roboti, është përzgjedhur për shkak të shtrirjes së saj moderne dhe trotuareve të gjëra që janë të përshtatshme për qarkullimin e robotëve.  

Firma tashmë është duke përdorur një flotë prej 20 robotë për të shpërndarë ushqime në shtëpitë e konsumatorëve. Robotët e vegjël navigojnë dhe lëvizinnë mënyrë autonome duke përdorur një kombinim të radarëve, GPS dhe kamerave 360 ​​° në bordin e tyre. Megjithatë, Starship technologies punësojnë një numër të vogël të shoferëve njerëzorë për të udhëhequr makinat nga distanca nëse ata ndeshen me kushte veçanërisht të rrezikshme. Çdo mjet robotik është rreth 55 cm i lartë dhe ka një gjatësi prej 70 cm. 

 

Ajo ka një ndarje të sigurt ku pakot me një peshë maksimale prej 10 kilogramë mund të transportohen, të arritshme për konsumatorët nëpërmjet një lidhjeje të krijuar nga një aplikacion në smartphone. Ata kanë gjashtë rrota dhe mund të udhëtojnë me shpejtësi deri në 6.4kmh. Robotët autonomë të shpërndarjes ofrojnë një alternativë të suksesshme kundrejt dronëve, veçanërisht në qytete shumë të zhvilluara, ku ligjet e rrepta të aviacionit janë vazhdimisht në zbatim. Nëse një hajdut përpiqet të dëmtojë robotin, ose të rrëmbejë atë, operatori ndërhyn direkt duke folur drejtpërdrejt me keqbërësin dhe duke dërguar policë në vendndodhjen e robotit. 

 

Nëntë kamerat e robotit mund të kapin edhe fytyrën e kriminelit. Sidoqoftë, trupi i robotit në të cilin ruhen pakot e ndryshme qëndron i mbyllur gjatë gjithë udhëtimit, deri në momentin kur klienti e hap atë duke përdorur një aplikacion të veçantë pas mbërritjes në destinacionin e duhur. Aplikacioni gjithashtu u mundëson blerësve tëgjurmojnë vendndodhjen e robotit në kohë reale. 

 

Një nga pikat kryesore që e bën robotin mjaft të përshtatshëm dhe preferuar është fuqizimi i tij prej një baterie duke e bërë atë miqësor me mjedisin dhe një mjet që prodhon 0 emetime. "Vizioni ynë rrotullohet rreth tre zerove - zero kosto, zero kohë pritjeje dhe zero ndikim mjedisor", tha Heinla në atë kohë. "Ne duam të bëjmë për dërgesat lokale atë që Skype bëri për telekomunikacionin."


Më të lexuarat