×
Secondary Adv

Hidhet ne treg smartphoni i pare i palosshem

Share on Google+

FlexPai është smartphoni i parë i palosshëm në botë i krijuar nga kompania Kineze Royole dhe ka një ekran super fleksibël që mund të përthyhet në mesin e tij.   

 

Me një trashësi prej vetëm 7.6mm, ky smartphon u prezantua në Kinë këtë javë dhe tani është në dispozicion për porosi online përpara daljes së tij në treg. Kur ekrani 19.8cm i telefonit është plotësisht i përthyer nga të dyja anët, ai siguron tre ekrane të ndryshme, për përdoruesit. 

 

Përveç ekranit përpara dhe atij mbrapa, shtylla kurrizore do të bëhet një e treta, pra pjesa ku bashkohet ekrani i përparmë me atë të pasëm është gjithashtu një ekran. Ekrani i vogël tregon telefonatat në hyrje, mesazhet ose emailet kur ato vijnë në telefon. Në varësi të specifikimeve, çmimi i telefonit varion nga 1,005 në 1,452 paund në Kinë. Sidoqoftë, vetëm modeli i zhvilluesit është nxjerrë në shitje jashtë Kinës në 1,209 paund për një version 128G dhe 1,349 paund për një version 256G. 

 

Telefoni peshon vetëm 320g dhe ka dy kamera në krye. Smartphoni u zbulua të mërkurën në Pekin nga Bill Liu, themeluesi 35-vjeçar dhe CEO i Royole. Krijuesi i tij i ka vendosur telefonit një emër mjaft të veçantë lidhur edhe me karakteristikat që ka smartphoni që pritej prej kohësh nga kompani të tjera. Wings Cicada, është emri i smartphonit të parë në botë që paloset dhe vjen për të theksuar peshën e lehtë, fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e tij. 

 

Sipas Liu, ekrani u zhvillua vetëm nga ekipi i tij dhe përmban më shumë se 20 milionë pajisje fleksibël me precizion të lartë, qarqe të integruara që përthyhen dhe gati 100 materiale mikro dhe nano të strukturuara të shtresave të holla. Liu tha se ekipi i tij kishte drejtuar teste të shumta në ekran për rreth tre vjet dhe zotëronte më shumë se 2,000 të drejta të pronësisë intelektuale. 

 

Ekspertët më parë thanë se ekranet fleksibël ishin më elastik dhe më të qëndrueshëm sesa ekranet me prekje me ekran xham të përdorura në shumicën e smartfonëve. Ekranet e palosshme nuk mund të thyhen kur ato bien dhe janë gjithashtu më të lehta dhe më të lira për tu prodhuar. Prezantimi i FlexPai ka kapur shumë vëzhgues të industrisë në befasi. Ishte spekuluar gjerësisht se Samsung apo Huawei do të ishin kompania e parë që do të hidhte në treg një telefon të palosshëm. 

 

DJ Koh, CEO i prodhimit të telefonave të Samsung, më parë i tha CNBC-së se një pajisje e tillë ishte në punë e sipër, duke shtuar se kompania po përpiqej të dallonte pajisjen nga një tabletë sapo të hapej. Gjiganti korean i teknologjisë pritet të mbajë një konferencë zhvillimi në San Francisko të mërkurën e ardhshme që mund t'i japë publikut informacione rreth zhvillimit të kësaj teknologjie. 


Më të lexuarat