
Krijohet sistemi autonom per helikopteret luftarake
Ushtria Amerikane është duke testuar një sistem të ri që i kthen helikopterët ushtarakë në autonomë dhe të komandueshëm përmes një tableti.
Shumë shpejt drejtimi i një helikopteri Black Hawk do të jetë po aq e lehtë sa të përdorësh një tabletë. Një gjë e tillë vjen pasi ushtria Amerikane është duke pajisur helikopterët e saj me një sistem të ri automatizimi i cili një ditë mund të limitojë nevojën e pilotëve në bordin e helikopterëve.
Ushtria zhvilloi testet paraprake të sistemit të ri muajin e kaluar, duke rezultuar me sukses ngritja dhe zbritja e një helikopteri komercial S-76B në Virginia. Sistemi i quajtur ALIAS shkurtimisht, është duke u zhvilluar nga departamenti mbrojtjes i shtetit, DARPA, që është i specializuar për zhvillimin e teknologjive inovative për tu përdorur nga ushtria. Pothuajse çdokush mund të përdorë sistemin me vetëm pak trajnim sipas DARPA. Projekti është pjesë e programit të gjerë të ngritjes vertikale në të ardhmen, i cili do të revolucionarizojë mënyrën se si helikopterët përdoren nga ushtria.
Me sistemin e ri pilotët do të drejtojnë një helikopter thjesht duke përdorur një tablet dhe interceptorë të tjerë të kontrollit. Deri më tani programi ka zhvilluar më shumë se 300 orë të fluturimeve autonome. Një pilot përdor tabletin në rastet kur dëshiron të të ndryshojë vendodhjen e misionit, ndërkohë që interceptorët kontrollojnë më shumë lëvizje të sakta, si drejtimi majtas apo djathtas dhe poshtë e lartë. Sistemi që kontrollohet përmes tabletës ka provuar të jetë po aq preciz sa edhe në rastet kur piloti ndodhet fizikisht në kabinë. Ushtria shpreson se do t'u mundësojë anëtarëve të ekuipazhit të jenë më të fokusuar në detyra të tjera.
"Me të vërtetë, ne duam sytë dhe mendjen e pilotit në luftë në vend që të mbajnë lartësinë," tha Drozeski. "Kjo është fokusi kryesor i ALIAS: sjellja e risive të fundit nga avionët pa pilot në një avion të pilotuar përmes një ndërfaqeje që siguron ndërveprim me aftësitë autonome". Nga një test i suksesshëm në libra, DARPA tani do të punojë për të integruar ALIAS në një UH-60 Black Hawk. Ata shpresojnë të kryejnë teste dhe prova të fluturimit sa më shpejt duke filluar nga viti 2019.
Në fund të fundit, ata besojnë se ALIAS mund të hapë rrugën për eliminimin e pilotëve njerëz plotësisht në disa situata. Helikopteri është në gjendje të "fluturojë vetë dhe gjithashtu të shmangë pengesat, në këtë mënyrë bëhet e panevojshme prania e një piloti për drejtimin e tij, tha Kolonel Carl Ott, i cili praktikoi simulatorin ALIAS.
Më të lexuarat








